LAJMI I FUNDIT:

Retrospektiva nga Steven Woloshen prezantohet në Anibar 2022

Retrospektiva nga Steven Woloshen prezantohet në Anibar 2022
Steven Woloshen

Në Kosovë për herë të parë ka ardhur animatori i shquar, Steven Woloshen, në festivalin Anibar 2022.

Një shfaqje prej 20 filmash u prezantuan në Kino Jusuf Gërvalla e ndjekur nga pyetje mjaft interesante nga të ftuarit.

Steven Woloshen i ka zhvilluar këta filma gjatë 40 viteve të karrierës së tij. Puna e tij është një përzierje e muzikës dhe animacionit, të sinkronizuara me njëra-tjetrën. Një koleksion imazhesh, filmat e tij janë një histori personale, pasi në të zë vend elementi familjar. Ai ishte duke punuar më parë me dokumentarë dhe kishte shumë material të prodhuar për të humbur.


Steven Woloshen

Kështu, ai vendosi të modifikojë ato pjesë dhe të krijojë filma të rinj prej tyre. Ideja e këtyre filmave filloi rastësisht, në vend që të shpërdoronte materiale, ai u shtoi kolonën zanore dhe i prodhoi këta filma, siç i pëlqen t’i quajë “filma nga mbeturinat”. Ai ndihet si muzikant shumicën e rasteve për shkak të tingullit që dëgjon dhe më pas përfundon duke e inkorporuar atë tingull në filmat e tij, pasi ndjek ritmin e muzikës derisa animon.

Muzika në sfondin e filmave zgjidhet nga lista e preferuar e regjisorit. Publikut i pëlqente ta thërriste “DJ Animator”.

Dita e dytë e edicionit të 13-të të festivalit Anibar vjen me aktivitete të shumta
Lexo po ashtu Dita e dytë e edicionit të 13-të të festivalit Anibar vjen me aktivitete të shumta

Puna e tij artistike nuk ka kufij. “Është si një pikturë”, thotë ai. Procesi i tij i punës është se atij i pëlqen të planifikojë punën e tij, t’i mbajë parasysh gjërat, ta lërë idenë të merr formë, të mendojë për të edhe një herë dhe më pas edhe disa dhe më pas ai e prodhon atë.

Përveç kësaj, Steven vendos për titujt e filmave bazuar në atë se sa e lehtë është për t’u përfshirë në film. Për më tepër, atij i pëlqen të luajë me idetë e regjisorëve të tjerë dhe t’i kthejë ato në ide “të punuara me dorë”.

Animatori e vlerëson kaligrafinë si një ndër arsyet që ai përfundoi duke prodhuar filma në animacion.

Ai është i bindur se një artist duhet të krijojë kur dëshiron të krijojë, pa presion dhe pa afate kohore. Kjo është edhe arsyeja pse ai punon kryesisht pa producent, por më tepër si artist i pavarur.

“Artistët gjithmonë do të humbasin nëse duhet t’ia shpjegojnë artin e tyre dikujt, përkundrazi, ai që paguan gjithmonë do të fitojë”, shtoi ai. Megjithatë, ai përpiqet t’i bëjë Festivalet e Filmit afatet e tij kohore, për të përfunduar punën.

Publiku gjithashtu kishte pyetje në lidhje me procesin teknik mbrapa filmave që ai prodhon në lidhje me metodat, teknikat, llojet e bojës dhe frymëzimin.

Jemi të bindur se ky ishte një nga programet më të veçanta dhe jemi të lumtur që patëm nderin që ta sjellim këtë program për publikun tonë besnik në edicionin e 13-të të Festivalit.

Në trend Magazina

Më shumë
Më në fund bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3

Më në fund bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Magazina
Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë

Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë

Magazina
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3

Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3

Magazina

"Ajo po flet sllovenisht, kroatisht apo serbisht" - një video e Melania Trumpit bëhet temë diskutimi në internet

Magazina

"Kam grua jashtë", kriset marrëdhënia mes Gjestit dhe Eglit në Big Brother VIP Albania?

Magazina
Kalo në kategori