Në javën e fundit të fushatës elektorale për balotazhin më 31 tetor në Maqedoninë e Veriut, partitë politike kanë ashpërsuar retorikën në takimet me qytetarët duke paralajmëruar, madje, edhe tensione apo të ardhme jo të mirë për vendin.
Fushata është përshkallëzuar menjëherë pas publikimit të rezultateve të raundit të parë të zgjedhjeve, më 17 tetor, që si parti fituese nxori OBRM-PDUKM-në në 21 komuna nga 80 sa ka gjithsej Maqedonia e Veriut.
LSDM-ja e kryeministrit Zoran Zaev fitoi vetëm nëntë komuna nga 57 sa drejtonte në mandatin e kaluar.
Në balotazh OBRM-PDUKM-ja udhëheq në qytetet më të mëdha, përfshirë edhe Shkupin, ndërsa LSDM-ja kryesisht në komunat e vogla.
Ky rezultat zgjedhor ka bërë që kryeministri Zoran Zaev të tërheqë vërejtjen për, siç ka thënë, “rikthimin e regjimit të kaluar” dhe kthimin e vendit, sipas tij, “në pa perspektivë dhe ndarje etnike”.
“Nga ne varet gjithçka. Nëse votojmë forcat progresive, ne me një hap jemi lart në mal që do të vendosim edhe një flamur të lirisë, përparimit dhe integrimit evropian të vendit. Por, nëse ndodh kundërta, ne mund të kthehemi pas në vitin 2016, e kush mund ta dijë, ndoshta edhe në periudhën e konfliktit në vitin 2001, në rreziqe, pasiguri, krizë dhe izolim”, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev.
Ai disa herë ka bërë me dije se nëse LSDM-ja humb Shkupin, por edhe nuk e përmirëson rezultatin nga raundi i parë zgjedhor, atëherë ai nuk do të jetë në gjendje të drejtojë qeverinë, duke paralajmëruar dorëheqjen nga posti i kryeministrit.
Partia e tij, LSDM, është në pushtet që nga viti 2017, kur së bashku me partitë shqiptare, me një rezultat të ngushtë zgjedhor arritën të largojnë nga pushteti, OBRM-PDUKM-në, që atëherë drejtohej nga Nikolla Gruevskit.
Kjo parti tani drejtohet nga Hristijan Mickovski. Ai në tubimet me elektoratin ka hedhur poshtë pretendimet e Zaevit duke i quajtur “manifestim të frikës” nga humbja në zgjedhje.
Mickovski ka thënë se LSDM-ja po tenton t’i frikësojë qytetarët me të kaluarën, duke fshehur dështimet e partisë së tij, që, sipas Mickovskit, janë shkaku kryesor i humbjes së pushtetit lokal.
“Me deklarata të tilla të të gabuara, ai jo vetëm që e nënçmon popullin, por krijon përçarje të reja, e jo vetëm ai, por edhe drejtuesit e BDI-së me të cilët është në koalicion. Këta që thoshin se do të sjellin jetë dhe një shoqëri për të gjithë, po bëjnë gjithçka që të mos kemi sot një shoqëri për të gjithë, por përkundrazi të kemi një shtet sa më të përçarë, të varfëruar, të vjedhur, të pamotivuar dhe njerëzit ta humbin besimin në institucionet e sistemit”, ka deklaruar Mickovski.
Vllado Dimovski nga Qendra për Tolerancë Ndëretnike thotë për Radion Evropa e Lirë, se partitë duhet të kenë kujdes në retorikën e tyre, që të mos e tensionojnë situatën tani në fund të fushatës pasi zgjedhjet, sipas tij nuk fitohen me nxitje, por me programe konkrete për të cilat fjalën e fundit e thonë qytetarët në ditën e votimit.
“Zgjedhjet nuk fitohen duke nxitur përplasje ndëretnike, por me programe konkrete që vlerësohen nga votuesit nëse do t’i japin ose jo mbështetje. Ne kishim një fushatë të qetë në fillimin e saj dhe tani sikur partitë tentojnë që për pikë ta rikthejnë fushatën nga ciklet e kaluara. Një retorikë e tillë nuk është në të mirën e vendit kur kemi parasysh përbërjen etnike, por edhe të kaluarën si shtet. Në këto zgjedhje kemi koalicione parazgjedhore dhe kjo besoj se do t’i ndihmojë edhe më shumë uljes së tensioneve”, thotë Dimovski.
Ai fushatën e rrethit të parë e vlerësoi si të qetë dhe pa tensione, ndërsa theksoi nevojën që edhe këto ditë të mbetura të jenë në kuadër të një fushate të tillë, që votuesit të mund lirshëm dhe pa tensione të shprehin vullnetin e tyre në zgjedhje.
Xhelal Neziri, njohës i çështjeve politike thotë për “Radion Evropa e Lirë”, se deklaratat e tilla të politikanëve janë në funksion të fushatës zgjedhore, ndërsa nuk beson se në rast se opozita fiton komunat, do të mund të ketë ndonjë përkeqësim të gjendjes në vend.
“Unë nuk besoj se nëse ka ndryshim të pushtetit në komuna, kjo do të ndikojë në nivelin nacional, në prishjen e raporteve ndëretnike apo të çojë në ndonjë destabilizim. Kryeministri dhe LSDM-ja përdorin frikën nga koha e qeverisjes së OBRM-PDUKM-së (2006-2016) me qëllim që të motivojnë anëtarësinë e saj që të dalë sa më masovikisht në votime dhe t’i përkrahin kandidatët e saj. Pra, nuk pres që në rast se në ndonjë komunë fiton opozita, të sjellë diçka negative në planin ndëretnik apo diçka të rrezikshme në planin nacional”, vlerëson Neziri.
Ndërkohë, partitë shqiptare gjatë fushatës kanë qenë më të përmbajtura në retorikën e tyre, por edhe ato në disa raste kanë kritikuar bashkëpunimin e njëra-tjetrës me partitë maqedonase.
Derisa opozita shqiptare akuzon BDI-në dhe LSDM-së për korrupsionin dhe krimin e organizuar kurse bashkëpunimin e saj me OBRM-PDUKM-në e arsyeton me luftimin e këtyre dukurive, BDI-ja, nga ana tjetër, akuzon opozitën shqiptare se po bashkëpunon me opozitën maqedonase, të cilën, sipas BDI-së, Aleanca për Shqiptarët e akuzonte për politika antishqiptare dhe anti-evropiane./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

BDI: Izet Mexhitit i janë marrë kompetencat në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Kanosin njëri-tjetrin babë e djalë, sulm fizik ndaj vajzës e dhunë fizike e psikike ndaj grave – 10 raste të raportuar në Polici në 24 orë

VLEN: BDI le ta fillojë vetingun nga Ali Ahmeti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Parashikimi i motit për fundjavë

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit