Emisioni "Somebody Feed Phil" ishte në qendër të vëmëndjes në Kroaci pas shëtitjes së autorit të emisionit për gatim dhe ushqim, Phil Rosenthal i cili viziton vendet e gatimit dhe shitjes së ushqimit në të gjithë botën. Në serinë e emisionit të muajit tetor të dhënë në Netflix, Rosenthal ka qenë edhe në restorantin e shqiptarit nga Maqedonia e Veriut, ST BUREK SPLIT që udhëhiqet nga Adnan Akiki, njofton Telegrafi Maqedoni.


312735370 515928816761413 3416084303504863588 n Phil Rosenthal dhe Adil Akiki

Ne kemi biseduar me Adnanin për veprimtarinë dhe për biznesin me produkte të brumit nga fillimi e deri më tani. Gjithashtu kemi biseduar edhe për të ardhmen dhe mesazhin që ai e ka për të rinjtë.

311879338 1777659652611429 7374816781437152735 n Adnan Akiki në lokal

Në pyetjen e Telegrafit në Maqedoni për arritjet dhe suksesin, Adnani nga Zherovjani i Tetovës ka thënë se suksesi i tyre është arritur me punë dhe lodhje që nga vitin 1958, nga një lokacion tjetër në Skradin të Kroacisë dhe pastaj në Bashka voda nga viti 1967 dhe pastaj me hapjen e biznesit familjar ST Burek në Split nga viti 1983, ku janë edhe sot. Akiku thotë se është një biznes i punuar nga tre breza të familjes. Ai thotë se biznesin e ka trashëguar nga babai dhe tashmë është duke i'a lënë biznesin djalit të tij.

312576341 820568745803902 2089665834329611556 n Foto e vjetër e lokalit

312634834 807932653613493 5782974318978035209 n Foto e vjetër e lokalit

Duke biseduar rreth dokumentarit të Phil Rosenthal me kërkesë të Netflix, Akiku ka thënë se përzgjedhja e restorantit të tij është bërë nga klientët e mahnitur nga produktet e tyre. Në të kaluarën Akiku thotë se kanë pasur klientë të famshëm dhe të njohur nga bota e sportit, kulturës dhe biznesit dhe këtë e kanë arritur duke ofruar kualitet. Sipas Akikut njohja e restorantit familjar është bërë nga turistët që e kanë rekomanduar nëpër rrjete e ndryshme socilae duke thënë "kur të jeni në Split të Kroacisë mos e humbni mundësinë të hani burekun e 'ST Burek Split'.

312319355 810571786821991 7581262649693638015 n Klientët në ST BUREK SPLIT

311890558 714730186169468 2449723489689862652 n Klientët në ST BUREK SPLIT

Ai thotë se me punë arrihet gjithçka dhe për këtë sugjeron që të rinjtë mos e humbin vullnetin, shpresën dhe duhet të synohet çdo herë suksesi pasi kjo tregon edhe kulturën kombëtare. Akiku thotë se shqiptarët janë ambasadorë të suksesit në Kroaci duke përfaqësuar popullin shqiptar si punëtorë dhe të zellshëm. /Telegrafi/Pjesë nga dokumentari