Kur emigroi në Amerikë, në vitin 2001, Bobian Demçe ëndërronte që një ditë të kishte biznesin e vet. Iu deshën disa vite, pore realizoi ëndrrën e tij . Sot, është një vjetori i restorantit ‘Dua Kafe’, një restorant tradicional shqiptar, për të cilin kanë shkruar edhe media të njohura amerikane, si Nju Jork Times dhe CBS News.
Pronari i restorantit, Bobian Demçe, rrëfen rrugëtimin e tij në biznes, nga momenti kur nuk kishte fare klientë e deri sot në një vjetorin e hapjes së restorantit, kur po përjeton suksesin dhe ëndrrën amerikane.
Ky restorant i vogël në qytetin e madh të Nju Jorkut, shërben ushqime tradicionale shqiptare.
Dua Kafe është realizimi i ëndrrës amerikane të pronarit të tij Bobian Demçe, i cili emigroi në ShBA në vitin 2001.
“Ushqimi këtu është tipik tradicional shqiptar. Jemi munduar që të fusim pjata nga jugu, nga Shqipëria e mesme dhe nga veriu. Kur thuhet veriu, përfshihet Kosova sepse aty nuk ka kufi. Prandaj doja që të sillnim komplet ato pjata tipike që janë, si sallata e katunarit, tava e dheut, fërgesa e Tiranës, flija e Kosovës, qebapat e veriut apo kërrnackat e Korçës. Pra, jemi munduar të përmbledhim pak a shumë gjithë shqiptarinë”, tha ai.
Jo vetëm ushqimi të kujton trojet shqiptare.
Muret e brendshme të lokalit janë të zbukuruar me portrete të figurave të njohura të kombit shqiptar.
Realizimi i kësaj ideje, në qytetin prej 8 milionë banorësh, me një pafundësi restorantesh, nuk ishte e lehtë, thotë Bobian Demçe.
“Nuk ishte e lehtë, nuk ishte aspak e lehtë. Në fillim fare mbaj mend kur e kemi hapur, une kam qenë ulur diku te një tavolinë këtu. Dhe po shikoja në laptopin tim. Çfarë do bëj, çfarë do bëj sepse njerëzit nuk e dinin ende se ne egzistonim”, tha Bobiani në intervistë për Zërin e Amerikës.
Ndër klientët e parë të Dua Kafe ishte edhe Robert Sitsema, një kritik i njohur i ushqimit.
Ai radhiti biznesin shqiptar në mesin restoranteve më të mira të Nju Jorkut për vitin 2019.
Kjo sikur intrigoi gazetarët tjerë që të vizitonin restorantin shqiptar.
“Vetëm kur marrin në telefon dhe thonë ‘Nju Jork Times këtu, kemi qenë tek restauronti tre-katër herë, na ka pëlqyer shumë ushqimi’. Ata e dinin se çfarë donin. Më thanë që duan të provojnë pesë pjata, speca me mazë, flinë, tavën e Elbasanit e të gjitha. Unë ngela i befasuar. Faktikisht fillimi, mu duk si ëndërr sepse bëhej fjalë për Nju Jork Times. Pastaj e lamë një ditë që të vinin të bëjnë fotografitë dhe kështu ndodhi.” Kështu erdhi edhe Nju Jork Magazine, kështu ka ardhur edhe CBS News”, thotë ai.
Artikujt e publikuar në shtypin amerikan, e bënë të njohur Dua Kafenë, i cili është sot restoranti i vetëm ku mund të gjesh guzhinën shiptare në Manhatan.
“Më vjen shumë mirë që ne kemi rritur emrin e shqiptarisë. Sepse kur vijnë amerikanët dhe porosisin tavë elbasani, sepse e dinë çfarë është tashmë, apo speca në mazë, apo qebapet, apo flinë më bëhet zemra mal. Jo vetëm që hanë ushqim të mirë nga të gjitha viset, por ata ikin edhe të informuar, se kush jemi ne. Kështuqë jam shumë krenar për atë, të gjithëve ua them historinë siq ka qenë”, thotë Bobian Demçe, pronar i Dua Kafesë.
Suksesi i tij, është dëshmi e mundësive të pafundme që Amerika ofron për emigrantët, thotë Bobiani.
“Çdo gjë arrihet në Amerikë, me një fjalë qielli është limiti. Më pëlqen sensi i biznesit që kanë këtu. Ti vetëm po të kesh një ide dhe ta vësh në punë, detyrimisht do t’ia arrish, vetëm fokusohu”, përfundon rrëfimin e tij për Zërin e Amerikës.
Ndërsa një vit më parë ai ishte në dyshime nëse do të kishte sukses, përvjetori i parë e gjen Bobianin me plane për të zgjeruar biznesin e tij./VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Hoti: Viti 2025 nis me fatura të rritura të tatimit në pronë, 60 për qind më të larta se në 2021-ën

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias – gjithçka duket si një grabitje e madhe

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias - gjithçka duket si një grabitje e madhe

Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?