LAJMI I FUNDIT:

Restorantet në Holandë – “serra të vogla” është forma e re e tyre, pas coronavirusit

Restorantet në Holandë – “serra të vogla” është forma e re e tyre, pas coronavirusit

Të shkuarit në restorant duket shumë më ndryshe, tanimë me hapjen e tyre, pas mbylljes si pasojë e coronavirusit në Holandë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, restoranti Mediamatic Eten në Amsterdam ka prezantuar “serra të vogla” rreth secilës tryezë si pjesë e masave për distancimin shoqëror të coronavirusit.


Kjo thuhet se është pjesë e një përpjekje për të inkurajuar njerëzit të kthehen në restorante mes pandemisë.

“Është disi interesante sepse i kemi pasur këto serra tashmë për disa vjet. Ne i ndërtuam ato për të bërë projekte të artit me bazë bimësh”, ka thënë Willem Velthoven, drejtor i Qendrës së Artit Mediamatic dhe restorantit.

Siç bëhet e ditur më tej, stafi i maskuar shërbejnë ushqim në dërrasa të gjata në një mënyrë tjetër inovative për të mbajtur distancën midis kamerierëve dhe klientëve.

Kufizimet e reja lejojnë që bare dhe restorante të kenë 30 persona brenda nëse njerëzit qëndrojnë 1,5 metra larg. Terracat jashtë, megjithatë, nuk i nënshtrohen kufizimeve. /Telegrafi/