LAJMI I FUNDIT:

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në Maqedoni

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në Maqedoni

Pasditën e sotme Maqedonia është përfshirë nga të reshurat e dendura të cilat mund të shkaktojnë probleme në komunikacionin në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Prandaj, Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) bën të ditur se komunikacioni zhvillohet në rrugë me korsi të lagështa.


Njiherit, LAMM kërkon nga drejtuesit e automjeteve që të jenë të vëmendshëm, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Shoferët që udhëtojnë nëpër gryka dhe ngushtica udhëzohen të jenë të vëmendshëm për shkak të mundësisë së rokullisjes së gurëve.

Drejtimi rrugor A3 Prilep – Manastir – Resnjë, përmes qarkores, është ndërprerë për shkak të rëshqitjes së dheut. Edhe drejtimi rrugor A1 Gradsko-Negotinë, në afërsi të Stobit, është ndërprerë komunikacioni.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga Maqedonia. Kjo informatë vlen pë pjesën maqedonase të kufirit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori