LAJMI I FUNDIT:

Reshjet e shiut vazhdojnë edhe pesë ditë, IHK: Mund të shkaktojnë probleme edhe në pjesët tjera të vendit

Reshjet e shiut vazhdojnë edhe pesë ditë, IHK: Mund të shkaktojnë probleme edhe në pjesët tjera të vendit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se reshjet e shiut me intensitet të ndryshuar pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim, deri më 25 janar.

Në njoftimin për media të IHK-së thuhet se situata e përgjithshme hidrometeorologjike në pjesën më të madhe të vendit, ditëve të fundit është përkeqësuar, si pasojë e reshjeve intensive të shiut.

“Reshjet e shiut me intensitet të ndryshuar, pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim, (deri më 25/01/2023)…”, bën të ditur Instituti.


Vërshimet në Kosovë, pamje nga disa qytete
Lexo po ashtu Vërshimet në Kosovë, pamje nga disa qytete

Aktualisht situata më e rënduar është në pjesën perëndimore, veriperëndimore dhe veriore të vendit.

IHK thekson se duke pasur parasysh reshjet të cilat janë duke vazhduar aktualisht dhe ditët në vijim, mund të shkaktojnë probleme dhe vështirësi edhe në pjesët tjera të vendit.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik për shkak të vërshimeve dhe turbullirave në shumicën e resurseve ujore ka rekomanduar që të vlohet uji për pije.

Rekomandimi i IKSHPK-së që qytetarët ta vlojnë ujin para përdorimit është si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse. /Telegrafi/