LAJMI I FUNDIT:

Reshjet e dendura të shiut në Shqipëri, ARRSH njofton për gjendjen e rrugëve

Reshjet e dendura të shiut në Shqipëri, ARRSH njofton për gjendjen e rrugëve

Mbrëmjen e djeshme dhe orët e para të mëngjesit të sotëm ka pasur reshje të dendura shiu në të gjithë Shqipërinë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se nuk ka probleme me qarkullimin në rrugët nacionale.


Gjithashtu, njofton se po pastrohen gurët dhe inertet që kanë rënë në rrugë gjatë natës.

“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje me intensitet mesatar, por pa penguar qarkullimin në akset nacionale. Kontraktorët kanë bërë pastrimin nga rënia e gurëve apo inerteve në trup të rrugës dhe janë në terren gati për çdo situatë”, njofton ARRSH. /Telegrafi/