Një person raportohet se ka mbetur i bllokuar, së bashku me bagëtitë e tij, në një nga bjeshkët e Istogut.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka deklaruar për Telegrafin se, sapo kanë marrë informacionin për rastin, menjëherë janë drejtuar në Kuvendin Komunal të Istogut.


“Policia e ka kuptuar përmes rrjeteve sociale për rastin, dhe menjëherë është nisur për Kuvendin Komunal të Istogut, ku edhe është njoftuar drejtori për Emergjenca. Ekipet emergjente tashmë janë nisur për në vendin e ngjarjes”, tha ai.

Fillimi i tetorit ka shënuar një rënie të ndjeshme të temperaturave, ndërsa në disa vende të Kosovës kanë pasur edhe reshje bore.

Moti me shi dhe reshje bore do të vazhdojë deri javën e ardhshme, ndërsa më pas pritet një rritje e temperaturave. /Telegrafi/