LAJMI I FUNDIT:

Reshjet “bllokojnë” disa vende të Lindjes së Mesme – mjaftuan 15 centimetra borë që autoritetet të ndërpresin shumë aktivitete

Reshjet “bllokojnë” disa vende të Lindjes së Mesme – mjaftuan 15 centimetra borë që autoritetet të ndërpresin shumë aktivitete

Bora ka mbuluar pjesë të Sirisë, Libanit, Jordanisë, Libisë dhe Izraelit – dhe jo vetëm – duke mbuluar zona që nuk i ka arritur në vite – me shtrirje deri në 15 centimetra.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Libani ishte ndër më të goditurit, pasi vendi u godit nga Stuhia Joyce e cila solli erëra të furishme deri në 62 milje në orë, një valë stuhie që solli reshje të mëdha bore në zonat bregdetare.


Në malet e provincës Sweida të Sirisë, bora ishte deri 15 centimetra, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve shtetërore SANA, ndërsa thekon gjithashtu reshje në kryeqytetin Damask.

Kjo madje bëri që Universiteti i Damaskut të anulojë provimet afatmesme të planifikuara për të mërkurën dhe të enjten në të gjitha degët e tij rreth Sirisë për shkak të kushteve ekstreme të motit.

Këto reshje vijnë mes një dimri me mot të ftohtë që gjithashtu shkaktoi reshje bore në Irak muajin e kaluar dhe do të vazhdojë gjatë fundjavës në shumë vende.

Ushtarët izraelitë kalojnë një varg tankesh beteje të mbuluara me borë në Lartësitë Golan përgjatë kufirit me Sirinë këtë javë

Ndërkohë në Sirinë veriperëndimore, ekipet e mbrojtjes civile kanë ndërtuar “barrikada” që nga e marta rreth kampeve për të zhvendosurit për të parandaluar që shiu të përmbytë zonat e mbushura me njerëz.

Gati 3 milionë njerëz të zhvendosur jetojnë në veriperëndim të Sirisë, kryesisht në çadra dhe strehimore të përkohshme.

Ndërsa në Libanin fqinj, Stuhia Joyce goditi të martën vonë me erëra të forta – midis 52 dhe 62 milje në orë.

Një burrë largon borën me lopatë në një rrugë, gjatë një stuhie dëbore në fshatin Kfar Shouba në Libanin jugor

Bora pritet të mbulojë zona të lartësive deri në 400 metra, sipas departamentit të meteorologjisë. Gati një duzinë rrugësh në Libanin lindor dhe verior ishin të mbyllura për trafik për shkak të borës.

Një klub dhe restorant buzë plazhit ishin zhytur në ujë ndërsa valët gati 4 metra të larta përplaseshin në breg.

Përveç këtyre, Shërbimi Meteorologjik i Izraelit parashikoi stuhi të mëdha dhe temperatura të ftohta në të gjithë vendin, me reshje bore në lartësi më të mëdha.

Madje të mërkurën në mbrëmje, policia izraelite mbylli rrugën kryesore midis Tel Aviv dhe Jerusalemit për shkak të borës.

Fëmijët luajnë në dëborë, gjatë një stuhie bore në fshatin Kfar Shouba në Libanin jugor

Në Jordan, vaksinimi kundër COVID-19 u pezullua për shkak të kushteve të rënda të motit. Shkollat dhe universitetet gjithashtu ndërprenë orët e mësimit.

Libia ishte vendi ku bora mbuloi malet verilindore të vendit ndërsa reshjet e borës vazhduan që nga e marta, duke mbuluar pyje dhe rrugë në disa zona në vendin e Afrikës Veriore.

Banorët e zonës Jabal al-Akhdar në pjesën verilindore të Libisë i morën fëmijët e tyre për argëtim, disa duke bërë dordolecë dhe të tjerët duke filluar “përplasje” me topa bore.

Në Egjiptin fqinj, shiu i madh dhe moti me erë mbizotëroi të mërkurën dhe pritej të zgjaste deri të enjten, tha agjencia meteorologjike e vendit.

Kështu, autoritetet në provincën e Sinait Jugor, e cila përfshin qendra turistike, anuluan aktivitetet turistike, duke përfshirë safari dhe lundrime për të përballuar stuhinë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Evropa
U ndalë për kontroll, nxori revolen dhe e kapi për fyti policen amerikane – kolegu i doli në ndihmë duke qëlluar të dyshuarin

U ndalë për kontroll, nxori revolen dhe e kapi për fyti policen amerikane – kolegu i doli në ndihmë duke qëlluar të dyshuarin

Amerika
'Ukrainasit kryejnë sulm me dron' në Belgorod të Rusisë, shembet një ndërtesë shumëkatëshe

'Ukrainasit kryejnë sulm me dron' në Belgorod të Rusisë, shembet një ndërtesë shumëkatëshe

Evropa
Evakuohen mbi 4 mijë banorë të Kharikvit, rusët me sulm të befasishëm mbi qytetin e dytë më të madh të Ukrainës

Evakuohen mbi 4 mijë banorë të Kharikvit, rusët me sulm të befasishëm mbi qytetin e dytë më të madh të Ukrainës

Evropa
Sheiku i Dubait miraton planin për ndërtimin e aeroportit më të madh në botë

Sheiku i Dubait miraton planin për ndërtimin e aeroportit më të madh në botë

Azia
Kalo në kategori