LAJMI I FUNDIT:

Reshjet atmosferike, “Hidrodrini” ngrit shkallën e gatishmërisë në Rrafshin e Dukagjinit

Reshjet atmosferike, “Hidrodrini” ngrit shkallën e gatishmërisë në Rrafshin e Dukagjinit

Pas reshjeve atmosferike, që kanë filluar sot në rajonin e Rrafshit të Dukagjinit, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka ngritur shkallën e gatishmërisë dhe mobilitetit në zonën e saj të mbulueshmërisë.

Sipas komunikatë së KRU “Hidrodrini”, Kryeshefi Ekzekutiv i kësaj kompanie, ing.Agron Tigani në kontakt dhe koordinim me menaxherët e Njësive Operative, Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Junik, ka nxjerrë vendim për ngritjen e shkallës së gatishmërisë së ekipeve preventive dhe të kontrollit në terren, duke ofruar mbështetjen e plotë në rast të paraqitjes së nevojës edhe nga rajoni.


“Deri më tash (17:30min. koha e raportimit), në asnjë nga komunat që mbulon KRU ‘Hidrodrini’, nuk janë paraqitur e as raportuar probleme në sistemin e ujësjellësit”, thuhet në komunikatë.

KRU “Hidrodrini” apelon tek konsumatorët që nëse vërejnë ndryshime të çfarëdo natyre në cilësinë e ujit, të njëjtin ta konsumojnë të vluar dhe ta raportojnë tek njësia respektive.

“Ekipet mobile vazhdojnë të mbeten në terren”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori