LAJMI I FUNDIT:

Reshje shiu dhe bore, parashikimi i motit në Shqipëri

Reshje shiu dhe bore, parashikimi i motit në Shqipëri

Vranësira të dendura, shoqëruar me reshje shiu dhe bore do të karakterizojnë motin në vendin tonë këtë të martë.

Reshjet do të jenë më intensive në orët e pasdites dhe mbrëmjes. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 2 gradë Celsius deri në 17 gradë Celsius.


Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 65 – 70 km/h nga Jugperëndimi për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 6 ballë. /Tch/Telegrafi/