Reshje bore në prill, mbulohet Prevalla dhe Dragashi

Reshje shiu, vranësira dhe ulje të temperaturave po e karakterizojnë motin sot në Kosovë.
Mirëpo, në viset malore temperaturat pësuan ulje të ndjeshme duke u favorizuar edhe me reshje të borës.
Sipas disa fotografive të siguruara në faqen MeteoBallkan, reshje të dendura bore pati në Prevallë dhe Dragash, ku u krijuan edhe shtresa bore.

Ndryshe, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me riga shiu.
IHK njofton se në fushat termike parashihet të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme.

Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
26/04/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals















































