Takimi i djeshëm i drejtorit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Naser Ramadani me anëtarët e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka nxitur një përplasje mes këtyre të fundit me Ministrinë e Shëndetësisë.
Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Albena Reshitaj, dje ka thënë se IKSHPK ka raportuar se nuk ka pasur përkrahje të mjaftueshme institucionale, teksa ka shtuar se po ndodh një keqmenaxhim i situatës me pandeminë COVID-19 dhe se ekipi mjekësor që po qëndron në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, nuk dihet se kujt i raporton dhe se ata po bëjnë selektim të personave se kush duhet të qëndrojë në shtëpi e kush në karantinë.
Pas kësaj deklarate të Reshitaj, ka reaguar Ministria e Shëndetësisë, të cilët kanë thënë se ky komision është i pa informuar dhe se po bën shpifje, transmeton Telegrafi.
Sipas MSH, anëtarë e këtij komisioni kanë njohuri minimale për organizimin dhe funksionimin e sistemit shëndetësor, në veçanti në kohë të emergjencave të shëndetit publik.
E, përplasja mes Komisionit për Shëndetësi dhe Ministrisë së Shëndetësisë ka vazhduar edhe sot.
Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Albena Reshitaj, ka thënë se “reagimi i djeshëm i Ministrisë së Shëndetësisë nuk është gjë tjetër vetëm se një tendencë e Qeverisë në detyrë që përmes reagimeve të tilla dhe të pa baza të ushtrojnë presion mbi të zgjedhurit e popullit për të futur nën kontroll në mënyrë që edhe deklarimet e deputetëve të jenë në vijën e propagandës së tyre”.
“Përmes këtij reagimi dua t’i rikujtoj Ministrit Vitia që Kosova është Republikë me sistem Parlamentar, mbështetet në parimin e ndarjes së pushteteve, kontrollit dhe balancimit në mes tyre dhe Kuvendi është ai që monitoron punën e Qeverisë”, thuhet në reagimin e Reshitaj, përcjell Telegrafi.
Më poshtë reagimi i plotë:
Tendencën për të futur nën diktat edhe lirinë e të shprehurit të deputetëve duhet parë edhe si një ogurzi për nivelin e demokracisë që kjo mendësi politike e Qeverisë në detyrë dëshiron të instaloj në vend.
Për hir të informimit të drejtë të të gjithë qytetarëve, në lidhje me reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë ndaj deklaratës time të dhënë pas takimit që kishim dje në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dua të bëjë këtë sqarim publik.
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale me qëllim të informimit nga afër me të gjitha zhvillimet sa i përket situatës me Covid-19 si dhe menaxhimin e saj, dje me datë 19 maj ka pasur të ftuar në takimin e komisionit drejtorin e IKSHPK-së z. Naser Ramadanin dhe drejtorin e SHSKUK-së z. Basri Sejdiu.
Ky takim është mbajtur në Kuvendin e Kosovës dhe prezent kanë qenë shtatë (7) anëtarë të komisionit, natyrisht që për të gjitha ato që janë thënë në këtë takim ekziston edhe video incizimi ndërsa sot i kam kërkuar administratës Kuvendit të Kosovës që të nxjerr edhe transkriptin e këtij takimi e të cilin do ta ndajmë bashkë me opinionin e gjerë.
Sa i përket vështirësive dhe sfidave që është përballur IKSHPK-ja gjatë kësaj kohe që kur vendi është prekur nga Pandemia me Covid 19, drejtori i këtij Instituti profesor Ramadani na ka informuar si më poshtë:
Duke përshkruar sfidat dhe punën që është bërë gjatë kësaj kohe në IKSHPK dhe po ashtu duke shpreh mirënjohje për punën dhe përkushtimin e stafit të IKSHPK-së profesor Ramadani nderë tjera thekson se IKSHPK dhe stafi i saj gjatë kësaj kohe janë ballafaquar me:
• Mungesë të infrastrukturës së mirëfilltë ligjore;
• Mungesë të laboratorëve specifik, që sipas tij kjo ka bërë që IKSHPK-ja të kërkon ndihmë nga donatorët por të njëjtën kërkesë për mbështetje në zhvillimin e kapaciteteve laboratorike e paraqiti edhe në komision;
• Orar të tej zgjatur për stafin e IKSHPK-së si dhe ankesa të theksuara sa i përket ushqimit të tyre;
• Për shkarkimin e tij nga bordi i SHSKUK-se thotë se ky shkarkim i bazuar në të pavërteta e ka dëmtuar shumë;
• Aq shumë ngarkesë ka pasur sa që është dashur të punoi jo vetëm si Epidemiolog dhe Drejtor i Institutit, por të bëjë edhe punë tjera si ato të pastruesit, të rojës, të personelit teknik etj.
Tani kur dëgjohen të gjitha këto situata dhe të tjera që ka kaluar IKSHPK-ja nga vetë drejtuesi i saj, mund të shohim se vërtet ky institucion i cili ka bartur barrën kryesore për gjatë tërë kësaj periudhe të pandemisë ka pasur ose jo mbështetje institucionale.
Ndërsa sa i përket diskutimeve, pyetjeve dhe shqetësime që janë ngritur nga ne si anëtarë të komisionit në lidhje me testimin për covid 19 përkatësisht mos testimin e të gjithë atyre që janë kthyer nga jashtë profesor Ramadani na ka informuar si në vijim:
• Si menaxhues Epidemiologjik i pandemisë nuk e ka ditur sasinë e testeve;
• Kosova nuk ka pasur kapacitete dhe mundësi ti bëjë teste për covid të gjithë të riatdhesuarave;
• Sipas tij Kosova është dashur t’i mbyll kufijtë me 1 janar
Analizuar numrin e testimeve në vend në 1 milion banorë, numër ky që është shumë më i vogël në krahasim me vendet e rajonit, jemi po thuaj të fundit në Ballkanin Perëndimor me numrin e testimeve në 1 milion banorë, vetëm Shqipëria ka këtë shifër më të ultë. Ndërsa po të krahasohen këto të dhëna me vendet e BE dallimi është akoma më i madh.
Pra sipas kësaj shihet që nuk janë bërë teste të mjaftueshme, kurse MSH mohon të mos kenë pasur mungesë të kapacitete laboratorike (testeve), atëherë nëse është kështu le të na tregojnë cila është arsyeja për këtë numër kaq të vogël të testimeve, ka qenë kjo për shkak të mungesës së testeve apo mungesë e kapaciteteve tjera.
Për fund dua t’i rikujtoj ministrit në detyrë të shëndetësisë që me reagime të tilla dhe të pa baza nuk mund të justifikohen dështimet në menaxhimin e situatës me pandeminë covid 19.
Vazhdimisht si komision parlamentar por edhe si profesioniste mjekësore kem bërë thirrje që të sigurohen teste dhe të testohen sa më shumë qytetarë, të ngritët niveli i bashkëpunimit ndërinstitucional si dhe të mobilizohen të gjithë profesionistë mjekësorë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arrestohet edhe një person i dyshuar për vrasjen e 48-vjeçarit në Kamëz
LSDM kërkon dorëheqjen e Taravarit dhe Klekovskit, pas gjendjes në Klinikën e Onkologjisë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës – me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova