LAJMI I FUNDIT:

Reshitaj: Po të dëgjojmë LDK-në, duhet të presim edhe 30 vite në ‘status quo’

Reshitaj: Po të dëgjojmë LDK-në, duhet të presim edhe 30 vite në ‘status quo’

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albena Reshitaj ka thënë se Kosova po e humb taksën dhe nuk po mund ta vendos as reciprocitetin.

Reshitaj, në “Debat Plus” më Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se lojërat politike që kanë bërë ata që fituan votat nuk do të jenë në gjendje t’i mbajnë sa i përket reciprocitetit.


Ajo thotë se përçarjen e faktorit politik shqiptar në raport me taksën po e përdorë edhe bashkësia ndërkombëtare, e cila po kërkon largimin e menjëhershëm të taksës.

Nënkryetarja e AAK-së thotë se me heqjen e taksës Kosova kthehet në pikën zero në raport me bisedimet me Serbinë.

Ajo thotë se taksa është dashur të vendoset qysh në vitin e parë pas shpalljes së Pavarësisë, përcjell Telegrafi.

“Taksa duhet të hiqet, por në momentin që ne marrim garancinë që në një afat të caktuar kohorë të ketë njohje nga Serbia”.

Reshitaj thotë se duhet të analizohet edhe shkaqet që e kanë pru Kosovën në këtë gjendje që të mos jetë në gjendje të mbajë taksën e të mos mund të vendos as reciprocitetin.

Haziri kërkon heqjen e taksës
Lexo po ashtu Haziri kërkon heqjen e taksës

Nënkryetarja e AAK-së i është përgjigjur Lutfi Hazirit i cili kërkoi nga Kurti largimin e taksës.

Ajo thotë se “po të dëgjohen zyrtarët e LDK-së dhe diskursin e tyre politikë duhet të presim edhe 30 vite status quo”.

Abrashi: Ne kemi mundur ta heqim taksën në këmbim të liberalizimit të vizave, por vepruam ndryshe
Lexo po ashtu Abrashi: Ne kemi mundur ta heqim taksën në këmbim të liberalizimit të vizave, por vepruam ndryshe

Ajo thotë se edhe mes partnerëve qeverisës nuk ka unitet pasi kryetari i LDK-së tha se taksa duhet të hiqet dhe për reciprocitet nevojitet konsultim me SHBA-në, ndërsa sipas saj Kurti thotë se taksa duhet të hiqet e të vendoset menjëherë reciprociteti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Politikë
Kalo në kategori