LAJMI I FUNDIT:

Reshitaj: Nuk jam larguar nga AAK – në seancë s’kam ardhur të votoj pro askujt, por të marr pjesë

Reshitaj: Nuk jam larguar nga AAK – në seancë s’kam ardhur të votoj pro askujt, por të marr pjesë

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, ka thënë se në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka marrë pjesë në mënyrë që vendi të mos varet nga Lista Serbe.

Ajo ka thënë se nuk është larguar nga AAK.


“Nuk jam larguar nga AAK, kam mendim ndryshe. Ende i bëjë thirrje partisë, Grupit Parlamentar që të reflektojë dhe të jemi këtu. Besoj që edhe Ramush Haradinaj ndan mendim të njëjtë me mua. As AAK nuk është që ta çoj vendin në zgjedhje dhe të rrezikohet shëndeti i qytetarëve”.

“Nuk kam mundur të lejoj që e ardhmja e funksionalizimit të institucioneve të vendit tonë, institucionit më kredibil të varet nga Lista Serbe apo të bllokohet nga Lista Serbe, e cila siç e dimë të gjithë është e dirigjuar nga politika e Aleksandër Vuçiq”.

Reshitaj është shprehur sot ishte e pranishme jo për të votuar pro dikujt, por për të qenë e pranishme në seancë.

“Kjo çka kam bërë sot kam respektuar një aktgjykim që kërkon që çdo deputet të qëndrojë në sallë në periudha kur kemi votime të tilla”.

“Nuk kam ardhur të votoj pro asnjë kandidati, por kam ardhur të jem pjesë e seancës që të mos lejojmë që pas 20 viteve të dirigjohet e ardhmja e vendit tonë të varet nga Lista Serbe”, tha Reshitaj.

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori