LAJMI I FUNDIT:

Reshitaj në Venedik, nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Akademinë Kulturore Evropiane 

Reshitaj në Venedik, nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Akademinë Kulturore Evropiane 

Pjesëmarrjen e saj në edicionin e 16-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës së Bienalës në Venedik, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj e konkretizoi me nënshkrimin e një memorandum bashkëpunimi me Akademinë Kulturore Evropiane në Venedik – Itali.

Ky memorandum parasheh bashkëpunim në shkëmbimin e informacioneve mbi projektet dhe iniciativat lokale dhe ndërkombëtare që lidhen me fushat e artit, dizajnit, arkitekturës, edukimit dhe promovimit të talenteve të rinë në industritë krijuese.

Me rastin e nënshkrimit të këtij memorandumi ministrja Reshitaj e vlerësoi si shumë të rëndësishëm pjesëmarrjen e Kosovës në Bienale dhe nënshkrimin e këtij memorandumi duke thënë se ky memorandum do të mundësojë mbajtjen e kurseve dhe marrjen e njohurive të studentëve kosovarë në këtë akademi elite në Evropë.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka mbështetur financiarisht ekipin e Kosovës, studentët kosovarë në pjesëmarrjen dhe prezantimin e veprave të tyre në ekspozitën e Bienales  së Venedikut, ekspozitë kjo me kontribute të përbashkëta të studentëve të arkitekturës, fëmijëve me probleme autizmi, nën logon e bashkëjetesës në mjediset urbane. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori