LAJMI I FUNDIT:

Reshitaj kundër koalicioneve parazgjedhore: Partitë t’i masin të vetëm forcat

Reshitaj kundër koalicioneve parazgjedhore: Partitë t’i masin të vetëm forcat

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albena Reshitaj,  ka thënë se AAK-ja tashmë është përgatitur për zgjedhje dhe po diskutohet për bartës të listës.

Megjithatë, ajo tha se Ramush Haradinaj do të jetë kandidat për president të Kosovës.


Tutje, Reshitaj theksoi se AAK-ja do të ketë kandidat për deputet personalitete nga të gjitha fushat.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tashmë është përgatitur për zgjedhje. Ndonëse jemi në një situatë jo edhe të këndshme, mirëpo gjithmonë ajo që kërkohet nevoja dhe dëshira e popullit është për tu respektuar. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është duke bërë organizimet e fundit për të filluar një procedurë të re zgjedhore. Në takimet dhe mbledhjet e Kryesisë po diskutohet se kush do të jetë bartës i listës, por ende nuk është marrë një vendim definitiv. Po gjithsesi ne si aleancë të gjithë ata që besojnë në Haradinaj besojmë që ai do të jetë kandidat për president të Kosovës”, tha Reshitaj.

Ajo theksoi se i gjithë populli i Kosovës në këto momente ka nevojë për një president i cili është i gatshëm të ballafaqohet me situata shumë të rënda të cilat është duke u ballafaquar vendi ynë.

Poashtu, deputetja Reshitaj shtoi se koalicionet parazgjedhor nuk kanë dhënë ndonjë efekt të kënaqshëm, duke shtuar se ato janë të mundshme pas zgjedhjeve, raporton EkonomiaOnline.

“Ende nuk është bërë lista për deputet. AAK-ja ka mjaft kandidatë potencial për të qenë pjesë e listës së kandidatëve. Do të ketë personalitete nga të gjitha fushat. Koalicionet parazgjedhor nuk kanë dhënë ndonjë efekt të kënaqshëm në zgjedhje. Unë do të doja që çdo parti politike të matet vetë para qytetarëve të Kosovës”.“Në momentin që je një organizatë e veçantë krijon një ideologji të veçantë, mendojë që do të duhesh të matesh vetë në zgjedhje. Por pas zgjedhjeve normalisht koalicionet janë të mundshme. Dhe unë dua të besoj që qytetarët e vendit janë të interesuar të kenë institucione stabile dhe politikëbërje stabile për vendin. Jemi duke u përgatitur për zgjedhje që të dalim faqebardhë dhe fitues”, shtoi Reshitaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Lugina
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kalo në kategori