LAJMI I FUNDIT:

Reshitaj kërkon nga institucionet të hapen mundësi për punësim të specializantëve

Reshitaj kërkon nga institucionet të hapen mundësi për punësim të specializantëve
Foto: Arkiv

Deputetja e Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit Kryetare e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Albena Reshitaj, në seancën e sotme ka thënë se 15 specialist të cilët duke filluar nga viti 2005 e tutje janë të pa punë dhe shpesh i shohim nëpër protesta.

“Specialistët e stomatologjisë, që mbaruan studimet bazike 5 vjeçare në mjekësi dhe specializimet 3 deri në 4 vjet, pra kanë 10 vite shkollim, janë hiq më pak se 15 specialist të cilët duke filluar nga viti 2005 e tutje janë të pa punë dhe shpesh i shohim nëpër protesta me mantelën e tyre të bardh në dorëzim, rastet sociale, nenat vetushqyese, rastet sociale, të sëmurët me kancer. Ka nga ata që prej që kanë kryer studimet nuk kanë pasur mundësi ta ushtrojnë profesionin e tyre, mos lejimi për punësim e të drejtave të tyre profesionale, sepse ligji për shëndetësi thotë “specialistët të cilët e kanë përfunduar shkollimin në bazë të kontratës me ministrin do të punësohen nëpërmjet programit të veçantë…”, ka thënë ajo.


Tutje, Reshitaj ka thënë se në vitin 2013-2014 u bë ndarja e specializimeve me subvencione nga BE-ja.

“Ndonëse në vitin 2013-2014 u bë ndarja e specializimeve me subvencione nga BE, ku marrëveshja ishte që 250 specialist të fillojnë dhe të paguhen me një pagë rreth 475 euro, fatkeqësisht kjo u ndërpre dhe u ndaluan për një periudhë një mujore në vend të vazhdimit të tyre për 3 deri në 5 vite”, shtoi ajo.

Më tej Reshitaj tha se në konkursin e fundit në SHSkUK në muajin tetor- nëntor, të këtij viti janë hapur mundësi për punësim.

“Udhëzimi administrativë për përkujtuesin parësor shëndetësor shprehimisht thotë që “specialistët e stomatologjisë nuk mund të jenë pjesë e kujdesit primar shëndetësor”, ky udhëzim u nënshkrua në vitin 2010 dhe që atëherë në kujdesin primar shëndetësor nuk ka mundur të punësohet asnjë specialist i stomatologjisë, kjo ka pezulluar këtë kategori nga e drejta e punësimit. Në konkursin e fundit në SHSUK në muajin tetor- nëntor, të këtij viti janë hapur mundësi për punësim në menaxhim të pandemisë COVID-19 ndërsa fatkeqësisht edhe kësaj here janë lënë anash dhe janë diskriminuar specialistët e stomatologjisë. Pra, ndalesa për punësim e specialistëve të stomatologjisë erdhi si pasojë e udhëzimit administrativë të nënshkruar me 20 nëntor 2020, madje edhe me angazhimin e inspektoratit shëndetësor nuk u angazhuan për kundër gatishmërisë për të qenë në punë”, tha Reshitaj.

Ajo theksoi se si deputet si institucione e kemi për obligim ndaj shkollimit të tyre mbi 10 vjet të hapen mundësi dhe jo të mbyllen ato.

“Nuk do të na duhet edhe një pandemi tjetër që ka personeli shëndetësor në Kosovë”, përfundoi ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori