LAJMI I FUNDIT:

Republika Srpska ndaloi Thaçin ta vizitonte Srebrenicën, por jo edhe Kurtin

Republika Srpska ndaloi Thaçin ta vizitonte Srebrenicën, por jo edhe Kurtin

Ish kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, deputeti Albin Kurti, sot mori pjesë në shënimin e 21-vjetorit të masakrave dhe gjenocidit në Srebrenicë, ku për pak ditë ushtria dhe vullnetarët serbë patën vrarë 8.327 boshnjakë.

Mirëpo, një vit më parë, në 20 vjetorin e masakrës më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore, presidenti aktual, Hashim Thaçi nuk u lejua të merrte pjesë në shënimin e këtij përvjetori.

Aso kohe, zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi u pengua nga Republika Srpska, respektivisht nga presidenti i kësaj republike, Millorad Dodik, transmeton lajmi.net.


“Përkundër ftesës zyrtare dhe vizës së rregullt të lëshuar nga autoritetet e Bosnjës e Hercegovinës, në momentet e fundit nuk u lejova të udhëtoj për të marrë pjesë në komemoracionet në Srebrenicë me arsyetimin se jam person i padëshirueshëm nga Republika Srpska”, pati thënë atëherë Thaçi.

Por, siç shihet një bllokadë e tillë nuk ka vlejtur për Albin Kurti, i cili, sipas Vetëvendosjes, ishte i ftuar nga Lëvizja e Nënave të Enklavave të Srebrenicës dhe Zhepës, përkatësisht nga kryetarja Munira Subashiq, si dhe nga kryetari i Shoqatës së Viktimave dhe Dëshmitarëve të Gjenocidit, Murat Tahiroviq.

Në trend Lajme

Më shumë
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Iu kërkua takim me Lajçakun, Presidentja nuk e takoi - shkak agjenda

Iu kërkua takim me Lajçakun, Presidentja nuk e takoi - shkak agjenda

Lajme
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Rruga Tetovë-Prizren, qeveria e RMV-së duhet të bëjë projektin

Rruga Tetovë-Prizren, qeveria e RMV-së duhet të bëjë projektin

Lajme
Kalo në kategori