LAJMI I FUNDIT:

Replika të ashpra në Kuvend mes kryeministrit Hoti dhe deputetes së LVV-së, Fitore Pacollit

Replika të ashpra në Kuvend mes kryeministrit Hoti dhe deputetes së LVV-së, Fitore Pacollit

Rifillimi i dialogut me Serbinë ka nxitur një përplasje mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe deputetes të Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.

Përplasja mes tyre ndodhi në Kuvendin e Kosovës, në seancën ku Hoti është duke raportuar për procesin e dialogut, transmeton Telegrafi.

Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, tha se pala kosovare po bëhen si “pula”, para presidentit serb.


“Nuk ka asgjë të re, Hoti vazhdon të udhëheq dialogun sipas marionetave të presidentit, Hashim Thaçi. Ai ia cakton koordinatorin. Hoti është një politikan jo i aftë. Para Vuçiqit ju bëheni pula. Na tregoni se çfarë keni biseduar me Vuçiqin, nëse nuk keni asgjë për të fshehur. PDK, LDK të gjithë na kanë sjellë në këtë situatë ku jemi një shtet i kapur”, ka thënë Pacolli.

Pas kësaj, ka reaguar kryeministri Hoti, i cili tha se LVV po ndërton teori konspirative.

“Ju keni ndërtu teori konspirative nga më të ndryshme, që po diskutohet për integritetin territorial e që marrëveshja vetëm duhet nënshkruar. Në ditët e mija të para unë kam kontaktuar me partnerët ndërkombëtar dhe ata më kanë thënë se ju jeni pronarë të dialogut, ju udhëheqin dialogun. Nuk është zhvilluar dialog që nga koha kur është ndërprerë, unë do të angazhohem për koordinim maksimal. Në këtë foltore nuk është mirë më mbrojt Vuçiqin, mbroje qeverinë tënde e jo Vuçiqin”,ka thënë ai.

Pas fjalimit të kryeministrit, ka reaguar sërish deputetja e cila ka insistuar që Hoti të tregojë se çfarë kanë biseduar në takim me Vuçiqin, ndërsa Hoti ka thënë se të gjitha detajet për takimin në Bruksel tashmë i ka bërë publike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Lajme
​Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

​Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

Siguri
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Siguri
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë-Gjermani

MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë-Gjermani

Lajme
Kalo në kategori