Reperi me famë botërore, Akon, ka mbërritur në Kosovë.

Ai zbarkoi rreth orës 21:00 në terminalin VIP të Aeroportit "Adem Jashari" në Prishtinë.


Me të mbërritur, Akon është shoqëruart nga reperi i njohur vendor Capital T - i cili njëherësh edhe e ka ftuar që të jetë pjesë e koncertit të tij më 11 gusht.

Capital T publikoi një fotografi të përbashkët në rrjetin social Instagram, duke shkruar në mbishkrimin e saj: "Mirësevjen në Kosovë, mirëse vjen në Time Capsule II".

Përndryshe, "Time Capsule" do të mbahet nesër (e premte) në parkingun e Pallatit të Rinisë dhe krahas Capital T, do të performojnë një mori emrash të famshëm. /Telegrafi/

363522207 678080114196586 2185461188094320153 n