Komuna e Podujevës është pajisur me rëntgen mobil, e tanimë qytetarët fotografimin mund të bëjnë edhe në shtëpitë e tyre.

Kështu është bërë e ditur nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe mirëqenies Sociale në Podujevë, përmes një njoftimi për media.


“Derisa dikush humb kohë për të gjetur një pamje të keqe në ‘Univers’ ne merremi me shërbime për qytetarin. Para 3 viteve është dashur të pritet me javë për një fotografim në qendër, kurse tani ky realizohet kudo që ka nevojë. Pamje nga një fotografim në shtëpi me rëntgenin mobil që dikur ‘lironte’ rrezatim”.

“Vazhdojmë me punë të mira për të mirën e shëndetit të qytetarëve edhe në shtëpi”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

430858655 8113472658668797 3149113973947813918 n

430852634 8113472222002174 7901221888306544218 n

430870664 8113472732002123 1871420175599027626 n