LAJMI I FUNDIT:

Rënie e dukshme e konsumit të energjisë elektrike në veri të Kosovës pas fillimit të faturimit

Rënie e dukshme e konsumit të energjisë elektrike në veri të Kosovës pas fillimit të faturimit

Kryeshefi ekzekutiv i Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT), Evetar Zeqiri, ka njoftuar për një ulje të ndjeshme në konsum të energjisë elektrike në katër komunat veriore të Kosovës gjatë tetë muajve të parë të vitit 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas Zeqirit, ky krahasim është bërë pas fillimit të operimit të ndërmarrjes “Elektrosever” Sh.p.k., që nga 1 janari 2024, e cila ka marrë përsipër nominimin dhe faturimin e energjisë për konsumatorët në komunat veriore.

Ai theksoi se është vërejtur një rënie prej 35% të konsumit të energjisë elektrike në periudhën janar-gusht të vitit 2024, krahasuar me vitin paraprak.


“Fillimi i faturimit të energjisë elektrike në veri, masat e Qeverisë së Kosovës për luftimin e informalitetit, si dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për kursimin e energjisë mund të jenë faktorë kyç që kanë ndikuar në këtë rënie,” tha Zeqiri.

Nga 1 janari 2024, në katër komunat në veri të Kosovës ka nisur regjistrimi dhe faturimi i energjisë elektrike, pas një marrëveshjeje komerciale të arritur mes Kompanisë për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) dhe Elektroserver.

Nënshkrimi i kësaj kontrate është konsideruar një hap drejt normalizimit të furnizimit dhe faturimit të energjisë në këtë rajon.

Elektrosever është një ndërmarrje e kompanisë energjetike serbe, Elektroprivreda Srbije (EPS), e cila mori licencën për operim në Kosovë nga Zyra e Rregullatorit për Energji më 24 qershor 2024./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Ekonomi
Kalo në kategori