Prodhuesit gjermanë ulën krejt papritur çmimet e tyre në tetor për herë të parë në dy vjet e gjysmë. A janë këto shenjat e para të një ndryshimi tendence edhe për çmimet e konsumit?
Në Gjermani, rritja e çmimeve të prodhimit ra ndjeshëm. Në tetor, çmimet e prodhimit u rritën me 34.5 për qind në krahasim me një vit më parë, njoftoi Zyra Federale e Statistikave. Por një muaj më parë, shtrenjtimi ishte dukshëm më i lartë me 45.8 për qind.
Megjithatë, në bazë mujore, çmimet e prodhimit ranë me 4.2 për qind. Kjo ishte rënia e parë që nga maji 2020, në një kohë që ekspertët prisnin rritje të mëtejshme. Edhe në tregtinë gjermane me shumicë rritja e mprehtë e çmimeve është zbutur ndjeshëm kohët e fundit.
Lehtësimi që konstatohet aktualisht si tendencë mund të ndikojë përfundimisht tek konsumatorët, pasi çmimet e prodhimit konsiderohen si pararendëse të ndryshimeve në koston e jetesës.
Rënie dramatike e çmimeve
“Rënie dramatike e çmimeve pas gjithë këtyre muajve të rritjeve të konsiderueshme. Ndoshta sinjali i parë i një lehtësimi të caktuar të presionit mbi çmimet, për shkak të situatës ekonomike”, tha ekonomisti i LBBW, Jens-Oliver Niklasch.
Ralph Solveen, ekonomist në Commerzbank, mendon ngjashëm. Sipas këtij specialisti, shifrat e sotme ngjallin shpresa se kulmi i inflacionit të çmimeve të konsumit nuk është shumë larg.
Megjithatë, sipas Solveenit, problemi i inflacionit është larg zgjidhjes.
“Për shkak se me rritjen më të madhe të pagave, kompanitë përballen me një shtim të ri të kostove, të cilat të paktën pjesërisht do t’ua kalojnë klientëve të tyre”, thekson Solveen.
Kostot e energjisë mbeten nxitësi i çmimeve
Arsyeja kryesore për rritjen ende të ndjeshme të çmimeve të prodhimit, pavarësisht një rënieje, mbetet kostoja e energjisë, e cila është rritur që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës. Në këtë drejtim, çmimet e prodhimit ishin 85.6 për qind më të larta se në tetor 2021. Vajguri i lehtë për ngrohje kushtonte me 76.2 për qind më shumë se një vit më parë, karburantet për motorët me 30.8 për qind më shumë.
“Krahasuar me shtatorin e kaluar, megjithatë, çmimet e energjisë ranë mesatarisht me 10.4 për qind, kryesisht për shkak të uljes së çmimeve të energjisë elektrike dhe gazit natyror në shpërndarje”, nënvizuan statisticienët.
Në nivel prodhues, produktet ushqimore ishin 25.1 për qind më të shtrenjta se në të njëjtin muaj të një viti më parë. Rritje veçanërisht të ndjeshme pësuan çmimet e gjalpit me 66.3 për qind, mishit të derrit me 47 për qind, djathit dhe kuarkut me 38.3 për qind si dhe qumështit me 36.1 për qind. Kafeja ishte 29.1 për qind më e shtrenjtë se në tetor 2021.
Kostot ende nuk janë përcjellë plotësisht
Një sondazh i fundit i Institutit IFO tregon gjithashtu se rreziqet e inflacionit nuk janë përjashtuar. Deri tani, sipërmarrjet gjermane po i përcjellin ngadalë çmimet e tyre në rritje të blerjes dhe gjithashtu jo plotësisht te klientët e tyre.
Në muajt e fundit, ndërmarrjet i kanë përcjellë çmimet e tyre të blerjes vetëm në masën 34 për qind, siç tregoi IFO në sondazhin e tij me 6,500 kompani.
Kërkesa e dobët, presioni i fortë konkurrues dhe kontratat afatgjata i kanë penguar kompanitë të rrisin çmimet, sipas indikacioneve të tyre. Megjithatë, deri në prill 2023, planifikohet që përcjellja e kostove të arrijë në 50 për qind.
“Kjo ndoshta do të çojë në presion të mëtejshëm inflacionist mbi çmimet e konsumit në muajt e ardhshëm”, parashikon Manuel Menkhoff, studiues në IFO.
Megjithatë, sipas institutit, ka dallime të konsiderueshme midis sektorëve. Është më shumë industria që planifikon të kalojë çmimet e blerjes më të larta të energjisë, lëndëve të para dhe materialeve me 68 për qind, e ndjekur nga ndërtimi me 66 për qind. Në tregti, ky raport është 53 për qind, ndërsa tek ofruesit e shërbimeve është vetëm 36 për qind. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit