Rënia e flokëve mund të ketë shkaqe nga më të ndryshmet. Po aq të ndryshme janë edhe mundësitë e trajtimit.
Floku, gati si kocka shpesh përjetohet si "diçka pa jetë", diçka që është aty e që nuk mund të ndikohet nga mënyra jonë e jetesës, nga zakonet e të ngrënit, nga shëndeti ynë, nga përdorimi i medikamenteve, etj… Përkundrazi, edhe ai është “jashtëzakonisht i gjallë dhe jetësor" e si i tillë; i ndikuar nga: stili i jetës së nxitur, mungesa e lëvizjes, zakone jo të shëndetshme të të ushqyerit, ndotja atmosferike, ekspozimi i tepruar ndaj rrezeve diellore, përdorimi i medikamenteve, shtatzënia, etj.
Keni pasur kohët e fundit shumë stres dhe ushqeheni ndryshe nga zakonisht?
Shumë funksione të trupit ndryshojnë nga stresi. Në këtë mënyrë flokët bien më shpejt dhe (rriten më ngadalë. Nga dieta pak e ekuilibruar mund të arrihet në mungesë zinku. Por zinku është i domosdoshëm për krijimin e flokëve të rinj.
Çfarë duhet bërë? Përpiquni të pakësoni stresin! Sporti dhe aktivitete antistres mund t’ju ndihmojnë për këtë. Ushqimet e pasura me zink si p.sh. mishi ndihmojnë në formimin e flokëve.
A është floku juaj i sulmuar shpesh nga bojërat e flokëve apo nga ondet me permanent?
Frekuentimi i shpeshtë i floktoreve dhe tharja e flokëve në temperatura të larta mund të dëmtojnë strukturën e flokut. Flokët dëmtohen kryesisht në pjesën fundore të tyre, por nuk bien.
Çfarë duhet bërë kundër këtij fenomeni? Kura të ndryshme, shampon me përmbajtje rigjeneruese apo zbutëse për flokët dhe shamponcolor në vend të ngjyrosjes së flokut me bojëra kimike e bëjnë flokun të shkëlqejë sërish.
Ndiheni vazhdimisht të lodhur, keni shumë ftohtë dhe jeni shumë të zbehtë?
Drejtohuni tek mjeku dhe bëni një kontroll të hollësishëm të gjakut. Këto ankesa në kombinim me rënien e flokut, çarjet e cepave të buzëve, glosit janë ndër shenjat tipike të mungesës së hekurit.
Çfarë duhet bërë? Preparate me hekur nga barnatorja mund të plotësojnë menjëherë këtë mungesë (konsultohuni me mjekun për terapinë).
Ndiheni vazhdimisht të lodhur, keni shumë ftohtë dhe jeni shumë të zbehtë?
Drejtohuni tek mjeku dhe bëni një kontroll të hollësishëm të gjakut. Këto ankesa në kombinim me rënien e flokut, çarjet e cepave të buzëve, janë ndër shenjat tipike të mungesës së hekurit.
Çfarë duhet bërë? Preparate me hekur nga barnatorja mund të plotësojnë menjëherë këtë mungesë (konsultohuni me mjekun për terapinë).
Ndiheni vazhdimisht të lodhur, keni shumë ftohtë dhe vuani nga kapsllëku? Kohët e fundit keni shtuar shumë në peshë pa asnjë arsye?
Drejtohuni tek mjeku dhe bëni një kontroll të imtësishëm të gjakut. Shkaku për rënien e flokëve mund të jetë një nënfunksion i gjëndrës tiroide. Si pasojë e mungesës së hormonit të gjëndrës tiroide shumë funksione të trupit punojnë me një ritëm të ngadalësuar. Edhe flokët rriten më ngadalë.
Çfarë duhet bërë? Medikamentet përkatëse mund të plotësojnë menjëherë mungesën e hormoneve të gjëndrës tiroide.
Sapo keni ndërprerë marrjen e kontraceptivëve oral apo keni bërë fëmijë?
Depozita juaj e hormoneve ka ndryshuar. Përqindja e hormonit femëro, estrogjen, është ulur ndjeshëm. E si pasojë flokët bien shumë. Kur trupin të arrijë të mësohet me këtë depozitë të ndryshuar të hormonit, edhe flokët nuk do të bien më.
Çfarë duhet bërë? Prisni dhe kini durim. Pas lindjes së një fëmije zgjat deri në tetë muaj derisa rënia e flokut normalizohet.
Merrni prej disa medikamente të reja?
Medikamente të ndryshme kanë si efekt anësor rënien e flokëve. Një konsultë me mjekun mund të sqarojë nëse mund të jetë me vend ndërrimi i medikamentit. Në disa raste, rënia e flokëve mund të jetë tregues i një mbidozimi të preparatit (p.sh. vit A).
Çfarë duhet bërë kundër saj? Bisedoni me mjekun në çdo rast. Vetëm ai mund të vendosë nëse mund të ndërpritet një medikament i caktuar.
Ju bie floku papritur tufa-tufa?
Drejtohuni tek një dermatolog. Ndoshta pas saj mund të qëndrojë ndonjë mukozë.
Çfarë duhet bërë? Një trajtim nga dermatologu mund të eliminojë shkakun e rënies së flokut.
Floku ju rrallohet gjithnjë e më shumë dhe rënia e flokut ka filluar edhe në pjesën e pasme të kokës? Ka babai apo gjyshi juaj tullë?
Tendencën për rënie të flokut e keni trashëguar (vlen vetëm për meshkujt) .
Çfarë duhet bërë? Për të ndaluar rënien e flokut, mund të ndihmojnë medikamente të ndryshme (zgjidhje ideale janë produktet nga Alpecin).
Këshilla dhe përkujdesje
● Larja e shpeshtë nuk e përforcon rënien e flokëve.
● Shmangni larjen me ujë të nxehtë dhe tharjen e nxehtë. Më mirë: të thahen me opsionin e ftohtë të tharëses së flokëve (por jo në diell).
● Përdorni krehër dhe furça pa maja të mprehta.
● Mbrojeni flokun verës nga dielli me një kapele apo shami koke dhe në det apo në ujin me klor të pishinës me një kapuç noti.
● Hiqni dorë nga bojërat e flokëve, dekolorimi apo ondet me permanent veçanërisht
në rast floku të hollë e të thatë.
● Masazhojeni rregullisht dhe butë lëkurën e kokës – çlodh dhe përmirëson humorin.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

A paguhen aktoret për të veshur fustane të stilistëve në Oscars? E vërteta mund t'ju habisë

Agjërimi gjatë shtatzënisë: A ka ndonjë rrezik të madh shëndetësor?

Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

A e prishni agjërimin nëse vëni makijazh gjatë Ramazanit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës