LAJMI I FUNDIT:

RËNIA

RËNIA

Nga: Peter Gabriel (kënga “The Drop”, albumi “Up” i vitit 2002)
Përktheu: Agron Shala

Po zbresim poshtë trupit të aeroplanit
Drejt derës së hapur
Të zura kur shikimin e ktheve përjashta
Për me pa se çka na pret


Një nga një
I sheh kur bien
Nëpër re
Një nga një
I sheh kur bien
Pa e pasë idenë se ku po shkojnë
Pos poshtë

Ku shkuan
Ku shkuan

Kur e shoh diellin kah perëndon
Ulem brenda këtij aeroplani
Shih se si dritat e qytetit
Janë si nervat në brendësi të trurit

Një nga një
Po dalin jashtë
I sheh se si vagëllohen
Një nga një
I sheh kur bien
Dhe e pyet veten se ku