LAJMI I FUNDIT:

Rëndohet situata nga bora në juglindje të Shqipërisë, ndërprerje e energjisë elektrike në disa zona

Rëndohet situata nga bora në juglindje të Shqipërisë, ndërprerje e energjisë elektrike në disa zona

Situata nga moti i keq në juglindje të Shqipërisë është rënduar pas mesditës së sotme.

Reshjet e borës me intensitet të lartë që vazhdojnë të bien, ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve, përfshi këtu aksin nacional Kapshticë – Qafë Thanë ku kalimi është i vështirë vetëm me zinxhirë dhe goma dimërore.


Me shume se 20 mjete borëpastruese janë në terren për të mbajtur të kalueshme pa probleme akset nacionale të juglindjes Kapshticë – Qafë Thanë, Korçë – Qafë e Qarrit, Zemblak – Dogana e Goricës, Korçë – Boboshtice – Voskopojë, rrugë të cilat kalohen vetëm me goma dimërore dhe në segmente të caktuara edhe me zinxhirë.

Trashësia e borës në Shqipëri arrin deri në 50 centimetra, Balluku: Po punohet në pastrimin e rrugëve si dhe në furnizimin me energji
Lexo po ashtu Trashësia e borës në Shqipëri arrin deri në 50 centimetra, Balluku: Po punohet në pastrimin e rrugëve si dhe në furnizimin me energji

Më e rëndë situata paraqitet në fshatrat e njësive administrative Dardhas, Proptisht, Trebinjë e Velcan në bashkinë e Pogradecit të cilët janë pothuajse të izoluar pasi trashësia e dëborës ka shkuar deri në 20 cm.

Probleme janë shfaqur edhe në fshatrat e njësisë administrative Miras në Devoll, Voskopojë e Lekas në bashkinë e Korçës, shkruan Euronews.al.

Mjetet e ndërmarrjeve të këtyre bashkive janë duke punuar për normalizimin e situatës por është shumë e vështirë për shkak të reshjeve të shumta.

Gjatë këtyre orëve ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike kryesisht në fshatrat e thella të zonave malore por grupet e punës të OSSHE janë në terren për rregullimin e defekteve.