LAJMI I FUNDIT:

Trashësia e borës në Shqipëri arrin deri në 50 centimetra, Balluku: Po punohet në pastrimin e rrugëve si dhe në furnizimin me energji

Trashësia e borës në Shqipëri arrin deri në 50 centimetra, Balluku: Po punohet në pastrimin e rrugëve si dhe në furnizimin me energji

Reshjet e borës kanë bërë që në disa zona malore të Shqipërisë të punohet intensivisht në pastrimin e rrugëve për qarkullim si dhe në furnizimin me energji elektrike.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka thënë se mbi 1,500 punonjës të OSSH-së në 12 rajonet e vendit, janë angazhuar për të siguruar furnizimin me energji elektrike.


Balluku përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se po punohet me të gjitha kapacitetet në terren për menaxhimin e situatës së krijuar si pasojë e përkeqësimit të motit.

“Prioritet janë padyshim objektet dhe institucionet e rëndësisë së veçantë. Ndërkohë, #ARRSH ka mobilizuar të gjitha grupet e punës për të siguruar mbajtjen hapur të akseve rrugore dhe garantuar siguri në lëvizje. Ftojmë qytetarët të evitojnë lëvizjen e pa nevojshme, deri në normalizimin e situatës. Puna në terren po vijon në çdo zonë ku janë raportuar problematika”, ka shkruar Balluku.

Po ashtu edhe sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar në aksin malor Vaudejes-Pukë-Kukës, Ura e Çerenecit-Bulqizë ka reshje të shumta bore, ku në Qafë Mali arrijnë deri në trashësi 40-50 cm.

“Në terren po punohet me katër borëpastruese, qarkullimi kryhet me vështirësi dhe me kujdes, sidomos në segmentin Fierzë-Qafë Shllak pasi ka erë të fortë që e përhap borën nga bankina në rrugë, duke sjellë edhe prezencë të orteqeve, çka vështirëson punën e borëpastrueseve”, thuhet në postimin e tyre.

Po ashtu, siç shkruhet në postim rekomandohet përdorimi i zinxhirëve si dhe shmangia e këtyre akseve nga drejtuesit e mjeteve deri në qetësimin e situatës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori