LAJMI I FUNDIT:

Rëndësia e karriges së duhur të punës dhe përse REFLEX është zgjidhja

Rëndësia e karriges së duhur të punës dhe përse REFLEX është zgjidhja

Hulumtimet shkencore e konfirmojnë faktin se karriget e papërshtatshme të punës mund të shkaktojnë dhimbje të kokës, dhimbje të shpinës, lodhje dhe përqendrim të dobët – gjë e cila rezulton në produktivitet të ulët.

Në anën tjetër, karrigeje e duhur e punës përveç se i parandalon sëmundjet e ndryshme të cilat vijnë si pasojë e qëndrimit ulur në formë të papërshtatshme, gjithashtu ndikon edhe në rritjen e disponimit, rritjen e produktivitetit, etj.

Me këtë në mendje, mund të themi se karrigeja REFLEX nga Dromeas është idealja!

Përse?

Duke marrë parasysh se Dromeas është lider botëror në fushën e mobilieve, gjithmonë përkujdeset që t’i sjell në treg produktet më kualitative.

Një ndër këto produkte është edhe karrigeja REFLEX, e cila funksionon duke i ofruar mbështetje të plotë trupit dhe ka rregullim automatik të mbështetëses në pjesën e pasme.

Duart qëndrojnë gjithmonë të pushueshme për shkak të mbështetjes që ofrohet sipas nevojave të përdoruesit.

Një vlerë të veçantë, karrigeja REFLEX e ka edhe kornizën anatomike, mbi të cilën vendoset një rrjetë dhe ndikon që presioni i peshës të shpërndahet në mënyrë të barabartë.

Madje, në pjesën e pasme ka edhe një mekanizëm që e bën karrigen të përshtatet me lëvizjet natyrore të trupit.

REFLEX vjen me një shumëllojshmëri ngjyrash dhe për të gjitha karakteristikat e saja të mira, ka edhe 5 vjet garancion!

Përndryshe, kompania Dromeas është e certifikuar me ISO 14001, EMAS, PEFC, etj. dhe i furnizon me mobilie disa prej institucioneve e kompanive më të rëndësishme në botë, siç është Coca Cola, Komisioni Evropian, CERN-i, aeroportet e ndryshme ndërkombëtare, etj.

Lidhur me ofertat dhe çdo informacion shtesë, kontaktoni në:

Tel: +383 49 463 800

E-mail: dromeasks@gmail.com

FACEBOOK: Dromeas Kosovë

Artikull i sponzorizuar