LAJMI I FUNDIT:

“Renderët” zbulojnë detaje të dizajnit të Pixel 6A, nuk do të ketë port për kufje

“Renderët” zbulojnë detaje të dizajnit të Pixel 6A, nuk do të ketë port për kufje

Pixel 6A i përket serisë Pixel A të telefonave të mençur nga Google, dhe duket identik sikurse versioni standard Pixel 6, ka shiritin e njëjtë të zi në pjesën e pasme ku gjenden dy kamerat, derisa “selfie” kamera është e vendosur në pjesën e përparme të ekranit.

Është interesant që telefoni ka port USB-C, por jo edhe atë për kufje. Në pjesën e poshtme janë altoparlanti dhe mikrofoni, transmeton Telegrafi.

Bazuar në pamjet e renderëve, në ekran nuk ka sensorë të gjurmëve të gishtërinjve, kështu që sipas gjitha gjasave është vendosur nën ekran, siç është rasti te modeli Pixel 6 dhe Pixel 6 Pro.


Pixel 6A do të jetë telefoni i parë i mençur i “rangut të mesëm: të serisë Pixel që nuk do të ketë port për dëgjuese. Modelet e mëparshme Pixel 5A, Pixel 4A dhe Pixel 3A e kanë pasur për dallim nga Pixel 5, Pixel 4 dhe Pixel 3.

Pixel 6A do të duhet të ishte më kompakt nga Pixel 6 dhe Pixel 6 Pro me dimensione 152,2 x 71,8 x 8,7 mm dhe ekran 6,2 inç. Pixel 6 ka dimensione 158,6 x 74,8 x 8,9 mm që vjen me një ekran prej 6,4 inç.

Megjithatë nuk dihet se kur do të lansohet në treg Pixel 6A, e dyshja e lartpërmendur Pixel 6 dhe Pixel 6 Pro u prezantuan muajin e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

Teknologji
Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Rrjeti social i Donald Trump është hakuar, ende pa u prezantuar për publikun

Rrjeti social i Donald Trump është hakuar, ende pa u prezantuar për publikun

Apple po bën tastierën e vet të lojërave

Apple po bën tastierën e vet të lojërave

Kush është Javier Olivan, shefi i ri i operacioneve të META?

Kush është Javier Olivan, shefi i ri i operacioneve të META?

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Kalo në kategori