LAJMI I FUNDIT:

Remenski: Qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e garantuar me Kushtetutë në referendum

Remenski: Qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e garantuar me Kushtetutë në referendum

Nënkryetarja e Kuvendit Frosina Remenski sot në Tetovë tha se “qytetarët duhet ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të garantuar me Kushtetutë në referendum, sepse kjo nuk është çështje që prek partitë, por është çështje për të ardhmen e Maqedonisë”.


Ajo tha se me daljen e qytetarëve në referendum do të thuhet se çfarë ardhmërie dëshirojnë për vete dhe për fëmijët e tyre dhe se do të kontribuojnë të hapet rruga euro-atlantike e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me daljen në referendum, ku qytetarët do të tregojnë se çfarë ardhmërie dëshirojnë për fëmijë e tyre, do të kontribuojnë të hapet rruga euro-atlantike e Maqedonisë që në të njëjtë kohë do të thotë edhe plotësim i interesave strategjike të Maqedonisë, dhe këto janë anëtarësimi në BE dhe NATO që njëzëri është pranuar nga të gjitha partitë politike në periudhën e kaluar”, tha Remenski.

Deputetja Tatjana Lallçeska theksoi se me marrëveshjen e arritur me Greqinë pastrohet rruga për hyrje të Maqedonisë në BE dhe NATO duke shtuar se gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas janë mbrojtur.

“Marrëveshja garanton të drejtën e maqedonasve të quhen maqedonase kështu që populli maqedonase dhe identiteti janë vërtetuar, dhe nuk do të ketë kontestime. Për këtë shkak kjo është mundësi historike për të gjithë ne. Përgjegjësia është e madhe, secili duhet të dal dhe të sjell vendim dhe më 30 shtator të zgjedh për ardhmëri më të mirë dhe për Maqedoni evropiane. Kjo do të thotë standard ekonomik më i mirë, siguri më e madhe, siguri për qytetarët, më shumë investime të huaja dhe hapje të vendeve të reja të punës” tha Lallçeska./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Lajme
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Kalo në kategori