LAJMI I FUNDIT:

Rekuiem për Fadil Feratin .

Fadil Ferati ishte një burrështetas i mirë dhe i heshtur i një Kosove ku politika dhe politikanët janë yje televizive, ai ishte krejtësisht i kundërt një apostull në rrugën e shtetit, por jeta dhe vdekja janë ëndrra të zogjve të pa gojë…

Fadil Ferati njëri ndër politikanët padyshim model për Kosovën tjetër, të zhytur nga një politikëbërje larg modelit të tij, servile dhe oportune, nuk është më. Me humbjen e tij LDK ka pësuar një humbje të rëndë në këtë kohë humbjesh dhe janarësh që për këtë parti kanë ditur të jenë janar kujtimesh dhe përkujtimesh…


Fadil Feratin të gjithë ata që e njohën kishin një përshtypje pozitive për të për shkak të qëndrimit, modestisë, besnikërisë, idealit për shtetin dhe fitoreve të vazhdueshme që në Burim zakonisht adresoheshin për figurën e tij, që padyshim rrezatonte vlera dhe modesti.

Dr.Rugova e kishte një ndër apostujt e devotshëm në kauzën e tij historike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, në këtë rrugë dhe rrugëtim shumë u stepën në mes të rrugës dhe të tjerë u larguan nga pushtetet dhe favoret, por, po të pyetej dr Rugova, padyshim se Fadil Feratin do ta radhiste në mesin e apostujve besnikë.

Edhe rrugëtimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës shumë i ngjan rrugëtimit biblik, të ndarë në dy besëlidhje, të vjetër dhe të re, që ndajnë në fakt të fundit si me prerje cezariane dy kohë me Rugovën dhe në kohën postrugoviane, nëpër këtë kohë rrugëtimi i Fadil Feratit padyshim se ishte i qëndrueshëm në ide, qëndrime dhe konsiston në një burrështetas që vazhdonte misionin në llogari të kauzës së profetit.

Por jeta është e shkurtër, shumë e shkurtër… si tha Herakliti – të vdekurit rrinë veç e veç… Jeta dhe vdekja janë një lojë, si ëndrra të zogjve të pa gojë. Në kohën kur z. Ferati kishte fituar bindshëm një mandat katërvjeçar për të udhëhequr komunën e Burimit, lajmi i së shtunës hyri në çdo familje si një ogur i keq, se një njeri i fjalës në një Kosovë që as në ëndrra se kemi pa – pak i besohet fjalës, kishte ndërruar jetë në një spital të Gjermanisë, s’ka se si të mos kujtohen në moment largësia, atdheu, mbase malli dhe simbolika e një spitali në tokën gjermane…

Të gjitha u bashkuan si për të shtuar dhembjen për Fadil Feratin, njeriun e mirë të Kosovës, i cili me heshtje fliste, nuk ishte ndër politikanët e shumtë zhurmaxhinj të Kosovës që sikur donë të na thonë ”a po më shihni në TV”…

Fadil Ferati do të kishte shumë për të dhënë për Kosovën dhe Burimin, dhe shumë për të thënë për partinë e tij Lidhjen Demokratike të Kosovës që të ngritë kokën dhe krenarinë dhe të flet me një zë, të profilizohet qartë para zgjidhjeve kaotike që e bëjnë një parti njerkë në shtëpinë e vet.

Jeta dhe vepra e Fadil Feratit ishte në të kundërt të filozofive politike që njohin frikën dhe përkuljen dhe që ledhatohen me sheqerka pushteti, pushtet është edhe drejtësia dhe parimi, heshtja dhe puna që e karakterizuan jetën dhe veprën e Fadil Feratit.
Me ikjen e tij të parakohshme u mbyll një cikël politik që kishte një pikënisje të largët në jetën paralele institucionale në vitet 1990, cikël që përshkroi veprimtarinë dhe tërë qenien e Fadil Feratit në angazhim për të mbajtur dhe bërë shtetin, cikël që e përmbylli me sukses të vazhdueshëm me besueshmërinë që ia dhanë në vazhdimësi qytetarët e Burimit. Ikja e tij ishte jashtë çdo rendi logjik të gjërave, por jeta dhe vdekja janë një lojë si ëndrra të zogjve të pa gojë…

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës këtij burrështetasi të mirë dhe të urtë të Kosovës.

Në trend

Më shumë
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre

Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre

Premier League
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Premier League
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Kalo në kategori