LAJMI I FUNDIT:

Rekord udhëtarësh në Aeroportin e Prishtinës, në janar mbi 21 për qind më shumë se vitin e kaluar

Rekord udhëtarësh në Aeroportin e Prishtinës, në janar mbi 21 për qind më shumë se vitin e kaluar

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se ka përmbyllur një vit të suksesshëm me një numër udhëtarësh, asnjëherë të arritur më parë.

Sipas njoftimit, në muajin nëntor 2023 përmes aeroportit ka udhëtuar një numër prej 3 milionë udhëtarësh, ndërsa në fundvit ky numër ka shkuar në 3 milionë e 424 mijë e 883 udhëtarë.

Kjo është një rritje prej 14,37 për qind krahasuar me vitin paraprak dhe 23 mijë e 278 fluturime apo 7.5 për qind më shumë se sa në vitin 2022.


Mbi 3.4 milionë udhëtarë 'fluturuan' përmes Aeroportit Ndërkombëtar i Prishtinës, gjatë vitit 2023
Lexo po ashtu Mbi 3.4 milionë udhëtarë 'fluturuan' përmes Aeroportit Ndërkombëtar i Prishtinës, gjatë vitit 2023

Numri i udhëtarëve dhe fluturimeve thuhet se po vazhdon me një trend të rritjes, ku në muajin janar 2024 janë shërbyer 287 mijë e 205 udhëtarë apo 21.9 për qind më shumë se sa në muajin janar 2023 dhe 996 fluturime apo 23.3 për qind më shumë krahasuar me janar 2023. Muaji janar 2023 kishte 235 mijë e 576 udhëtarë dhe 808 fluturime të shërbyera.

“Kjo rritje e jashtëzakonshme thekson përkushtimin e aeroportit për të ofruar përvoja të reja për udhëtarët e saj duke qenë të orientuar edhe në shtimin e destinacioneve apo rritjen e fluturimeve në destinacionet ekzistuese në vitin 2024”, thuhet në komunikatën për media.

Efekti i liberalizimit – brenda një jave 620 fluturime u realizuan nga Aeroporti i Prishtinës
Lexo po ashtu Efekti i liberalizimit – brenda një jave 620 fluturime u realizuan nga Aeroporti i Prishtinës

Për të përmbushur kërkesat e udhëtarëve, Aeroporti i Prishtinës ka bërë të ditur se këtë vit ka shtuar destinacionet e reja Luxembourg, Riga, Izmir, Heraklion, Halmstad etj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një vajzë gjendet pa shenja jete në tarasën e banesës në Pejë

Një vajzë gjendet pa shenja jete në tarasën e banesës në Pejë

Përplasje mes Richard Grenell dhe Alfred Lelës pas akuzave për lobim në favor të Ramës

Përplasje mes Richard Grenell dhe Alfred Lelës pas akuzave për lobim në favor të Ramës

Lajme
Palët nuk lëvizin nga qëndrimet, Haxhiu: Nuk jam optimiste që situata do të ndryshojë në seancën e nesërme

Palët nuk lëvizin nga qëndrimet, Haxhiu: Nuk jam optimiste që situata do të ndryshojë në seancën e nesërme

Politikë
Rikonstruohet vendi i ngjarjes në villën ku u vra polici në Zllatar

Rikonstruohet vendi i ngjarjes në villën ku u vra polici në Zllatar

Drejtësi
Edhe dy ditë afat për nxjerrjen e dokumenteve të Kosovës mbi bazën e atyre serbe

Edhe dy ditë afat për nxjerrjen e dokumenteve të Kosovës mbi bazën e atyre serbe

Lajme
Gjendet e vdekur një grua në tarracën e banesës në Pejë

Gjendet e vdekur një grua në tarracën e banesës në Pejë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori