Familja Ball ka tre lojtarë që në të ardhmen e afërt mund të jetë yje të mëdhenj të NBA-s.

Më i vjetër Lonco (19), tashmë është yll i ligës së kolegjit të UCLA dhe është piku i parë në draftin e vitit të ardhshëm, sipas të gjitha parashikimeve, edhe vëllai i dytë LiAngelo së shpejti do të ndjekë hapat e tij.


Po, në qendër të vëmendjes amerikane është fëmija më i ri i familjes Ball – LaMelo, transmeton Telegrafi.

Pesëmbëdhjetë-vjeçari në shkollën e mesme djersit fanellën e ekipit të Chino Hills, për të cilin luajti edhe LiAngelo, duke shënuar 92 pikë në fitoren e skuadrës së kundër Los Osos - 146:123.

Ai pati 61 përpjekje për të realizuar pikë, ku 37 herë u tregua i saktë ndërsa kishte shtatë asistime dhe pesë kërcime.

Vlen të theksohet se 41 pikë i realizoi vetëm n[ çerekun e fundit të takimit. /Telegrafi/