LAJMI I FUNDIT:

Reklama e sinqertë për makinën me dëmtime të konsiderueshme (Foto)

Reklama e sinqertë për makinën me dëmtime të konsiderueshme (Foto)

Shitësit mundohen të kamuflojnë dëmet që ka një veturë, por një shitës britanik po e bënë të kundërtën duke shpërndarë një reklamë shumë të sinqertë

Mark Lilly Garages me bazë në Essex të Anglisë, treguan në detaje se çfarë në të vërteta ka një Vauxhall Zafira, që ka dëmtime të konsiderueshme, transmeton Telegrafi.


Duke e konsideruar si makinën më të keqe që kanë pasur ndonjëherë, në përshkrimin e modelit me shtatë ulëse, thuhet se i rrjedh vaji dhe nuk i punojnë dritat. Frenat i ka të dobëta në përgjithësi, por freni i parkingut nuk punon aspak, njëjtë sikur dhe njëra prej dritave të përparme.

Megjithëse është thënë se brendia është e pluhurosur dhe në eksterier ka shumë gërvishtje, deri më tani ka pasur 25 ofertues, që ofruan deri në 350 funte për ta blerë. /Telegrafi/