Ministri Blerim Reka është duke raportuar në Komisionin për Integrime Evropiane. Ai tha se ministrinë që e drejton e ka gjetur në një situatë jo të lakmueshme.

Para anëtarëve të këtij komisioni, Reka ka paraqitur prioritetet e punës së tij, ku tha se prioritet është liberalizimi i vizave për Kosovën.


Por Reka tha se për të ndodhur një gjë e tillë duhet të ketë luftim të korrupsionit dhe dënim të rasteve të profilit të lartë.

88189350 510280402914335 4538014994154913792 n

“Prej 61 rasteve të shënjestruara të profilit të lartë nuk është përfunduar asnjë, atëherë edhe të mos habitemi pse po ngec procesi i liberalizimit të vizave. Rreth 400 mijë euro para të pashfrytëzuara nga IPA. Ne do të përpiqemi ta tejkalojmë këtë vonesë në procesin e integrimit evropian", tha ai.

Reka tha se ato shtete që po kërkojnë rezultate në rastet e profilit të lartë janë shtete që e kanë njohur shtetësin ë e Kosovës./kp/