Real Madridi thuhet se ka arritur marrëveshje me Flamengon për transferimin e Reinieri Jesus.

Talenti brazilian po shkëlqen në këtë sezon, e që Los Blancos duan ta mbyllin transferimin e tij.


Sky Sports Italia raporton se 17-vjeçari i ka bërë me dije Flamengos se dëshiron ta mbyllë transferimin te skuadra spanjolle.

noticia 1545946371 reinier jesus brasil

Real Madridi do t’i paguajë 35 milionë euro për transferimin e tij, në një marrëveshje pesëvjeçare.

Reinieri është cak edhe i disa skuadrave tjera evropiane, mirëpo lojtari është i vendosu që të kalojë në Santiago Bernabeu.

Ka disa ditë që raportohet se madrilenët e kanë kompletuar transferimin e tij, mirëpo ende nuk është zyrtarizuar dhe lojtari do të mbetet në huazim te Flamengo deri në fund të këtij sezoni. /Telegrafi/

telegrafi sport app