Në një deklaratë të mëparshme, 30-vjeçari ka thënë se klubi anglez e kishte pranuar ofertën pa dijen e tij, megjithatë tash ai thotë se nuk mban mëri për këtë veprim të Redsave.

“Nuk jam i hidhëruar me Liverpoolin – përkundrazi. U jam shumë falënderues për gjithçka që më kanë dhënë. Largimi im ishte ndryshe nga që kam pritur, por unë do t’u jem gjithmonë falënderues”.


“Koha ime në Angli më ka bërë të ndihem si futbollist i vërtetë dhe më ka ndihmuar ta vë emrin pranë më të mirëve. Jam shumë krenar që kam luajtur afro 400 ndeshje me Liverpoolin”, ka thënë spanjolli për një radiostacion.

Reina vjen nga Akademia e Barcelonës. Ai ka luajtur edhe për Villarrealin (2002-2005), para se të kalonte te Liverpooli. /Telegrafi/

telegrafi sport app