LAJMI I FUNDIT:

Regjistrohen rënie dhe ngritje në tregtinë me pakicë në Maqedoni

Regjistrohen rënie dhe ngritje në tregtinë me pakicë në Maqedoni

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), në tregtinë me pakicë në prill të këtij viti, krahasuar me prillin e vitit të kaluar, janë regjistruar rënie dhe ngritje, njofton Telegrafi Maqedoni.

Rritje është shënuar në tregtinë me pakicë të ushqimeve, pijeve dhe duhanit (0.6%), si edhe me derivate të automjeteve (6.9%). Rënie e tregtisë është regjistruar në prodhimet joushqyese, përveç derivateve (11.5%), si edhe tregtisë me pakicë, përveç tregtisë me derivate (7.1%)./Telegrafi/