Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.338 testime për coronavirus, ndërsa 920 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup janë 502, Manastir - 54, Kumanovë - 48, Veles - 40, Tetovë - 35, Prilep - 31, Kavadar - 27, Shtip - 24, Kërçovë - 20, Strumicë dhe Gostivar - 18, Ohër - 16, Negotinë - 14, Gjevgjeli - 1 , Koçani - 11, Shën Nikollë dhe Kriva Pallankë - 8, Struga - 7, Resnja - 5, Demir Kapi, Vinica dhe Dibra - 4, Bogdanci dhe Kratovë - 3, Dellçeva - 2, Probishtipi dhe Radovishi - nga 1.


Nga MSH thonë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 11 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.

Ndërsa ISHP ka regjistruar 1.190 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 287.016, prej të cilëve 267.123 janë shëruar, ndërsa 8.747 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (13 shkurt) është 11.135./Telegrafi/