LAJMI I FUNDIT:

Regjistrohen 5697 biznese të reja

Regjistrohen 5697 biznese të reja

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka njoftuar se numri i ndërmarrjeve të reja të regjistruara ishte 5,697 apo 628 ndërmarrje më shumë se sa në vitin paraprak, ndërsa u mbyllën 1,384 ndërmarrje apo 448 ndërmarrje më shumë se sa në vitin paraprak.

“Sa i përket regjistrit të bizneseve, deri në qershor 2016 është shënuar rritje e numrit të ndërmarrjeve të regjistruara dhe po ashtu rritje e numrit të ndërmarrjeve të mbyllura. Numri i ndërmarrjeve të reja të regjistruara ishte 5,697 apo 628 ndërmarrje më shumë se sa në vitin paraprak, ndërsa u mbyllën 1,384 ndërmarrje apo 448 ndërmarrje më shumë se sa në vitin paraprak”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin tremujor të ekonomisë.


Sipas BQK-së, edhe gjatë gjysmës së parë të vitit 2016, numri më I madh i ndërmarrjeve të regjistruara ishte në sektorin e tregtisë me 1,599 ndërmarrje të reja, pasuar nga sektori i prodhimtarisë me 677 ndërmarrje, hotelerisë me 575 ndërmarrje dhe bujqësisë me 484 ndërmarrje, raporton rtklive.

“Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, pothuajse në të gjithë sektorët është shënuar rritje e ndërmarrjeve të regjistruara. Në sektorin e prodhimit është shënuar rritja më e lartë e ndërmarrjeve të regjistruara prej 140 ndërmarrje më shumë, pasuar nga sektori financiar që u karakterizua me 75 ndërmarrje më shumë”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin tremujor të ekonomisë. /Telegrafi/