LAJMI I FUNDIT:

Regjistrimi i popullsisë, domosdoshmëri – do të shërbejë për planifikim në 20 vitet e ardhshme

Regjistrimi i popullsisë, domosdoshmëri – do të shërbejë për planifikim në 20 vitet e ardhshme

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) dhe UNFPA kanë organizuar diskutimin e parë publik “Regjistrimi i popullsisë – Nevojë dhe domosdoshmëri për zhvillim”, për çka u tha se ky regjistrim i cili do të ndodh vitin e ardhshëm do të bëhet shumë më ndryshe se ai i vitit 2011.

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi se regjistrimi i popullsisë që do të ndodh vitin tjetër do të shërbejë për planifikim në 20 vitet e ardhshme.


Gashi tha se regjistrimi i popullsisë është proces i rëndësishëm dhe bazament për të njohur se çfarë masa dhe politika mund të ndërtohen.

Mimoza Dushi, profesoreshë në UP tha se regjistrimi i popullsisë është një prej projekteve më të mëdha që organizohet nga shtetit dhe si bazë shkencore që kërkon shumë ekspertë.

Regjistrimi i popullsisë tha ajo, politikbërësve iu ofron të dhëna për planifikimin e shtetit për zhvillim ekonomik dhe politikave të tjera.

Ajo tha se këtë vit regjistrimi do të bëhet jo duke plotësuar fizikisht formularin por përmes tabelave, ndërsa kërkoi mbështetje të madhe financiare edhe nga Qeveria.

Avni Kastrati nga ASK-ja tha se regjistrimi ka një ndryshim madhor krahasuar me atë të 2011 dhe se tashmë Kosova po i bashkohet edhe vendeve të Ballkanit dhe Evropës që e ka kryer regjistrimin.

Si sfidë për regjistrimin i cili do të nisë vitin e ardhshëm, Kastrati renditi sigurimin e pajisjeve teknologjike si tabletët që do të nevojiten për këtë proces.

Kastrati tha se janë në fazën përfundimtare të përgatitjes së pyetësorit. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori