LAJMI I FUNDIT:

Regjistrimi i popullsisë – deri më tani janë përfunduar mbi 7 mijë intervista

Regjistrimi i popullsisë – deri më tani janë përfunduar mbi 7 mijë intervista

U.d kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati ka deklaruar se deri më tani janë përfunduar 7 mijë e 643 intervista sa i përket procesit të regjistrimit të popullsisë.

Sipas tij, çdo gjë është duke shkuar sipas planifikimeve, porse sfidë mbetet komuniteti serb në disa pjesë të vendit.


Kastrati në një konferencë për media të hënën derisa ka njoftuar lidhur me ecurinë e punës në terren për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare, dhe banesave në Kosovë, ka theksuar se në veri për shkak të disa trajnimeve ende nuk ka filluar ky proces në atë pjesë të Kosovës.

“Kemi disa sfida nga komuniteti serb në disa pjesë, dhe presim të tejkalohen. Ishim në pjesën veriore, dhe presim që ditëve në vijim edhe ata të angazhohen në regjistrim. Kemi hyrë në fazën e grumbullimit të të dhënave në terren, pajisjet janë funksionale, njëkohësisht sistemi është duke funksionuar pasi ka qenë sfidë. Gjitha aktivitetet e parapara janë në linjë me planin”, tha Kastrati.

Ai ka shtuar se nga tani regjistruesit do të punojnë me kapacitet të plotë.

“Që nga tani regjistruesit do të punojnë me kapacitet të plotë, kanë pas për detyrë të shpërndajnë disa materiale informuese dhe që nga tani do të zhvillohen intervistat. Gjitha komunitetet janë duke marrë pjesë në regjistrim dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu. Kemi edhe institucione tjera ndërkombëtare që do ta monitorojnë procesin e regjistrimit”, ka shtuar Kastrati.

Derisa ka njoftuar që ka qenë në vizitë në pjesën veriore të vendit, ai ka thënë se përfaqësuesit nga komuniteti serb kanë shprehur gatishmëri të regjistrohen.

“Vet isha në pjesën veriore dhe jemi takuar me përfaqësues të komunitetit serb dhe ka një gatishmëri edhe të popullsia të regjistrohen, kanë kërkuar disa ditë afat që të trajnohen dhe ne jemi dakord. Shpresojmë se do jenë në terren të grumbullojnë të dhëna. Popullsia është sfidë edhe për ata vet”, tha asi

I pyetur për thirrjen për bojkot nga Lista Serbe, ai ka thënë përveç ASK janë gjitha institucionet e përfshira, sidomos të sigurisë dhe gjyqësorit e poashtu është thënë se e kanë angazhuar edhe juristin Mazllum Baraliu.

Ndërsa, për këtë Baraliu ka thënë se është çështje e KQZ-së ta vlerësojë dhe të ndërmarrë hapat e duhur.

Ndryshe, Kastrati ka thënë se aplikacioni është në katër gjuhë, shqip, anglisht, turqisht dhe serbisht./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori