LAJMI I FUNDIT:

Regjimi ditor i bukurisë së Victoria Bechkamit – i cili kushton 1,400 euro! (Foto)

Regjimi ditor i bukurisë së Victoria Bechkamit – i cili kushton 1,400 euro! (Foto)

Yll popi, dizajnere mode, nënë… Victoria Beckham njihet për shumë gjëra!

Por t’u shfaqurit e pa rregulluar, nuk është ndër to, transmeton Telegrafi.


Victoria njihet si person me shije të shtrenjtë, e cila shpenzon shumë kohë dhe mund në pamjen e saj fizike.

Prandaj nuk është aspak befasi se në një intervistë të fundit me blogun e bukurisë ‘IntoTheGloss’, 43-vjeçarja ka zbuluar se e ka një regjim ditor të bukurisë që është gjithçka përveçse i lirë për kah çmimi!

Në fakt, ekspertët thonë se ish- pjesëtarja e Spice Girl shpenzon 648 funte në produkte të kujdesit të lëkurës, 366 në produkte makijazhi, 124 në locione të trupit dhe 66 funte në flokët e saja.

Photo by @brooklynbeckham. So happy to have you home! ? x VB #VBPreSS18

A post shared by Victoria Beckham (@victoriabeckham) on Dec 17, 2017 at 7:33am PST

Victoria me të vërtetë se është ikonë e bukurisë! Të rikujtojmë shtatorin e vitit 2016 kur kishte lansuar koleksionin e saj të makijazhit dhe që ishte shitur menjëherë!  /Telegrafi/