LAJMI I FUNDIT:

Refuzohet kërkesa për dëme e Juventusit për Calciopolin

Refuzohet kërkesa për dëme e Juventusit për Calciopolin
Un carabiniere davanti alla postazione dove i giocatori della Juventus festeggeranno il 29/mo scudetto (che sara' poi assegnato all'Inter a seguito delle vicende di Calciopoli) al termine della partita vinta contro la Reggina per 2-0 a Reggio Calabria, 14 maggio 2006. CLAUDIO ONORATI/ ANSA

Juventusi kishte kërkuar 444 milionë euro dëmshpërblim nga FIGC dhe CONI për dëmet e shkaktuara nga zbritja në Serie B. 

Bianconerët kishin kërkuar që të paguhen dëmet nga skandali i Calciopolit që ndodhi në vitin 2006.

Dy tituj ju morën Zonjës së Vjetër dhe zbritën në Serie B si dënim.


Në atë më vonë ishte zbuluar se edhe ish presidenti i Interit, Giacinto Facchetti, ka pasur kontakt të vazhdueshëm me rregulluesit e gjyqtarëve, por koha për ta dërguar në gjyq ishte mbyllur.

Juve, kishte kërkuar dëme mbi këtë fakt dhe kthimin e kampionateve.

Megjithatë, Tribunali administrativ regjional i ka hedhur poshtë këto akuza, duke besuar se vendimi tashmë është marrë në vitin 2006 ishte marr pas apelit.

Gjyqtarët morën vendim se një rast që është gjykuar më parë nuk ka mundësi të rikthehet. /Telegrafi/