LAJMI I FUNDIT:

Refuzohet kërkesa e familjes Jusufi për dëmshpërblim nga Johan Tarçullovski (Video)

Refuzohet kërkesa e familjes Jusufi për dëmshpërblim nga Johan Tarçullovski (Video)

Gjykata Themelore Shkupi 2 ka hedhur poshtë akuzën që kanë ngritur familja Jusufi, 14 vite më parë lidhur me vrasjen e Rami Jusufit në masakrën e Lubotenit në vitin 2001.

Refuzimi i kërkesën për dëmshpërblim prej 1 milion euro është bërë nga Gjykata me arsyetimin se nuk dihet se me urdhër të kujt ka vepruar Johan Tarçullovski ditën e sulmit mbi fshatin Luboten.


Pala mbrojtëse vendimin e ka quajtur të padrejtë pasi sipas saj të gjitha provat e paraqitura dëshmojnë se Johan Tarçulovski gjatë sulmit të kryer ka qenë i punësuar si pjesëtar i sigurimit në kabinetin e presidentit të ndjerë, Boris Trajkovski.

Vendimi i gjykatës themelore sipas palës mbrojtjes do të ankimohet në Gjykatën e Apelit.

”Pas të marrim vendimin në formë të shkruar nga gjykata përsëri do të ankohemi dhe presim që gjyqi i shkallës së dytë ta korrigjoj këtë gabim që bëhet qëllimisht për herë të dytë nga ana e gjyqit të shkallës së parë për mohimin e kërkesën për dëmshpërblim”, tha Asmir Alispahiq, avokat.

Aksioni i forcave të sigurisë në Luboten kishte filluar më 10 gusht 2001, ndërsa vrasja e Rami Jusufit ka ndodhur dy ditë më vonë, më 12 gusht. Në këtë aksion humbën jetën 10 persona, në mesin e tyre dhe një fëmijë 7 vjeç./Alsat-M/Telegrafi/