LAJMI I FUNDIT:

Refuzohen ankesat, Gjykata e Apeli lë në paraburgim 21 të dyshuarit në rastin “Subvencionet”

Refuzohen ankesat, Gjykata e  Apeli lë në paraburgim 21 të dyshuarit në rastin “Subvencionet”

Gjykata e Apelit i ka refuzuar si të pabazuara të gjitha ankesat e mbrojtësve të 21 të dyshuarve në rastin e quajtur “Subvencionet”.

Lajmin e ka konfirmuar Naim Rudari, mbrojtës i të akuzuarit Luan Statovci  i cili ka thënë se Gjykata e Apelit u ka vazhduar masën e paraburgimit të dyshuarve.


“Ndaj vendimit të shkallës së parë ne kemi paraqitur ankesë mirëpo Gjykata e Apelit i ka refuzuar ankesat e mbrojtësve si të pabazuara”, ka thënë Rudari, për Kallxo.com.

Ai tutje ka shtuar se për këtë çështje ka planifikuar që të paraqesë kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë në gjykatën Supreme.

“Unë kam planifikuar që të paraqesë kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë për shkak se i kalon afati  për paraburgim dhe mund të ngritët aktakuza”-sqaroi avokati Rudari.

Gjykatës e Prishtinës më 2 janar 2022, kishte vendosur që t’ua vazhdonte masën e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë të pandehurve Ramiz Ramosaj, Halil Hasani, Njazi Ibrahimi, Bajram Gashi, Jeton Sylaj, Granit Lubeniqi, Bashkim Mani, Deli Metaj, Gjon Musolli, Eduard Musollaj, Dukagjin Mavraj, Sadush Kabashi, Halit Avdijaj, Shemsedin Metaj, Halit Berisha, Fatmir Shala, Burim Selmani, Afrim Fazlija, Luigj Musollaj, Arif Idrizaj dhe Burim Shabanaj.

Ndërkaq sa u përket të pandehurit Lulzim Kurti si zyrtar në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), Festim Omuraj, Milit Basha, Leonard Musollaj, Dinë Zogaj, Adrian Ramqaj, Afërdita Gjokaj, Sevdije Qeli, Alban Novosella, masa e paraburgimit i është zëvendësuar me masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 2 muaj, nga 3 janari e deri me 3 mars 2022.

Të pakënaqur me vendimin e Gjykatës së Prishtinës, mbajtësit e të dyshuarve kishin parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit, mirëpo kjo Gjykatë pas shqyrtimit të ankesës, ka konstatuar se Gjykata e shkallës së parë ka vepruar drejtë kur ndaj të pandehurve e ka vazhduar masën e paraburgimit dhe atë të arrestit shtëpiat.

Prokuroria po pretendon se të dyshuarit duke vepruar në kundërshtim me detyrën zyrtare kanë kërkuar apo kanë pranuar ryshfet nga persona të ndryshëm, kryesisht nga fermerët, në mënyrë që të njëjtit t’i fusin në listat e përfituesve të subvencioneve.

Dyshimet e Prokurorisë janë se fermerët u futën në listën e përfituesve pa e plotësuar asnjë kriter ligjor, por duke dhënë ryshfet (para) ose anasjelltas, kurse disa fermerë të tjerë edhe pse i plotësuan kushtet, sipas Prokurorisë të njëjtit nuk u futën në listat e përfituesve pasi që nuk pranuan që të japin ryshfet.

Ndaj të pandehurve Prokuroria ka zbatuar masa të fshehta teknike të vëzhgimit.

Sipas Prokurorisë nga audio dhe video incizimet vërtetohet se të pandehurit në lokacione të ndryshme varësisht nga interesi dhe marrëveshja kanë dhënë dhe marrë ryshfet dhe pastaj paratë i kanë ndarë në mes vete sipas marrëveshjes.

Por Prokuroria pretendon që të dyshuarit jo vetëm që kërkuan dhe pranuan ryshfet nga palë të treta, por ata kanë vepruar duke mos qenë të sinqertë as me njëri-tjetrin, pasi që sipas Prokurorisë, të dyshuarit në fjalë e mashtruan edhe njëri tjetrin kur erdhi puna të “ndarja e pazarit”.

“Në mënyrë shumë të qartë paratë e marra janë video incizuar duke iu dorëzuar njëri tjetrit. Të pandehurit paratë  në kartëmonedha të ndryshme kur i ndajnë në mes veti i llogarisin aty për aty fitimin e tyre, në raste të ndryshme sillen me zarfe nga terreni nga persona zyrtarë  të cilat operojnë në terren  dhe tani janë të pandehur  dhe në raste të ndryshme të pandehurit madje edhe tradhtojnë njëri tjetrin sa i përket shumave të fituara sepse  ata nuk i ndajnë në mënyrë proporcionale sipas marrëveshjes duke mos iu treguar njërit tjetrit vlerën e saktë të ryshfetit të marrë”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Madje në kërkesën për caktim të masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve, Prokuroria pretendon se ka dëshmitarë të cilët kanë dëshmuar se të dyshuarit i kërkuan ryshfet deri në vlerë prej 30 mijë eurove.

Për zbulimin e këtij grupi të të dyshuarve Prokuroria përdori përgjime dhe kreu një sërë bastisjesh në disa qytete të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Lajme
Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Lajme
Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Lajme
Kalo në kategori