Partia Demokratike e Kosovës , ka kërkuar dorëheqjen e Avokatit të Popullit, Naim Qelaj, pas refuzimit që ky i fundit i ka bërë ankesës së ish-kryesueses së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Valdete Daka kundër vendimit të Presidentes për ndërprerjen e mandatit të saj si kryesuese e KQZ-së.
Kështu u shpreh shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Tahiri e quajti të turpshëm vendimin e Avokatit të Popullit, me të cilin ky i fundit kishte refuzuar ankesën e Dakës.
“Vlerësimet e tij që presidentja ka pasur të drejtë në këtë çështje dhe z.Daka nuk ka të drejtë të ankohet janë të papranueshme. Nuk është Avokati i Popullit ai që duhet të vlerësoj kushtetutshmërinë e këtij akti. Avokati i Popullit është ai që i mbron të drejtat e njeriut, dhe në këtë rast do të duhej që rasti të dërgohej në gjykatën kushtetues. Nga sot atij veç avokat i popullit nuk mundemi me i thanë, atij mund t’i themi vetëm avokat i presidentes, avokat i Vjosa Osmanit. Unë nuk mendoj që ai e meriton me qëndru në atë pozitë, vlerësimet e tija janë të papranueshme. Vlerësimet se vendimi paska qenë në përputhje me Kushtetutën janë të papranueshme dhe mendoj se pas këtij akti të turpshëm, ai nuk do të duhej më qëndru në atë zyrë. Do t’i bënte nder edhe vetes edhe pozitës që me jep dorëheqje”, u shpreh Tahiri.
Tahiri tha paralajmëroi se nuk do të ndalë përpjekjet për të siguruar numrin e nevojshëm të nënshkrimeve që lidhur me këtë vendim të Avokatit të Popullit t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, ani pse njëherë nuk kishte arritur t’i mbledhë.
“Kam pasur përpjekje të vazhdueshme dhe nuk kemi arritur dakordim. Unë nuk do të ndalem deri në ditët e fundit, sepse këtu kemi të bëjmë qartazi me shkelje kushtetuese. Nuk po e them vetëm si opozitë, këtë e ka thënë edhe Raporti i Progresit, prandaj deri në ditët e fundit do të merrem me këtë çështje”, shtoi ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës