LAJMI I FUNDIT:

Refugjatja kosovare kërkon majat e politikës përmes Asamblesë së Brukselit (Video)

Refugjatja kosovare kërkon majat e politikës përmes Asamblesë së Brukselit (Video)

Kosovarja Qëndresa Gerlica, e cila si refugjate, në moshën 3-vjeçare shkoi në Belgjikë, tani po synon të bëhet pjesë e Asamblesë së Brukselit.

Qëndresa thotë se synon të mbrojë të drejtat e shqiptarëve në Bruksel.


26-vjeçarja Qëndresa Gerlica, po garon për një ulëse në asamblenë e qytetit të Brukselit në Belgjikë.

Ajo synon të bëjë ndryshim për të gjithë shqiptarët që janë në numër të madh në këtë shtet.

Për RTV Dukagjini, ajo rrëfeu idenë e saj politike dhe arsyen pse i ka hyrë kësaj gare.

“Prioritetet e mia janë për rininë, punësimi, arsimi. Për komunitetin shqiptar do të jem një ndërmjetësuese e kërkesave të tyre”, shprehet Qëndresa.

Me sloganin “Brukseli për të gjithë”, Qëndresa pret përkrahje nga gjithë shqiptarët që jetojnë në Belgjikë.

Partia Socialiste i ka dhënë përkrahje të madhe në këtë garë.

“Partia Socialiste për momentin është subjekti i parë këtu në bashkësinë ku kam shpallur kandidaturën. Ideja është me i ngritë vlerat e kësaj partie, pasi kjo parti ka vlera të mëdha që na përshtaten edhe neve si shqiptarë, këtu në Bruksel”, është deklaruar ajo.

Belgjika ka mbi 60 mijë shqipfolës që jetojnë atje. Qëndresa është optimiste se zëri i saj do të bëhet pjesë e politikës në shtetin e huaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori